Europa ka mbajtur frymën: Ç’do të ndodhë në zgjedhjet italiane?

Kanë mbetur më pak se shtatë ditë nga zgjedhjet italiane, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e së gjithë medias europiane. Kuptohet pse. Italia është fuqia e tretë ekonomike e Europës dhe është gjithashtu vendi me borxhin më të madh (130% e GDP-së). Nëse ekonomia italiane nuk fillon të rritet – këtë po e thonë të gjithë tanimë – “atëherë italianët do të humbasin shpresat dhe gjermanët e francezët do të humbasin durimin”, rrjedhimisht Eurozona do të shkojë në zgrip të humnerës. Si zor të përfytyrohet një Eurozonë pa Italinë. Dhe si për dreq, gjërat nuk po ecin në drejtimin e duhur. Ka shumë gjasa që Italia të mbetet pa qeverisje pas këtyre zgjedhjeve. Në mos, do të mbetet me një qeveri, që do t’i ketë duart të lidhura nga përplasjet brenda mazhorancës që do të krijohet.
Fillimisht, teksa Partia e Berlusconit po vuante pa Berlusconin në timon, u besua tek një fitore e Partisë Demokratike (pasuesja e Partisë Komuniste të Luftës së Ftohtë), dhe në këto rrethana, kësaj partie do t’i duhej ndonjë aleat jo fort mistrec për të garantuar një qeverisje të qetë e pa probleme. Mirëpo, italianët janë më të talentuar se të tjerët për të koklavitur ngjarjet e situatat. Dhe ish pikërisht kjo që ndodhi. Në skenë u rifaneps Silvio Berlusconi, i cili, si gjithnjë, e përligji këtë fanitje, jo me ndonjë ambicie apo interes të tijin, por me nevojën që Italia e italianët kanë ende për të. Është një mantra që i bën punë. Ka njëzet vjet që një pjesë zgjedhësish e shohin pambarimisht atë si “shpëtimtarin e Atdheut”. Madje, sa më shumë ai demonstron se veç “shpëtimtar i Atdheut” nuk është, aq më shumë këta zgjedhës e shohin bash si të tillë, sado “e pabesueshme” (amazing, thosh e përjavshmja e famshme londineze që Berlusconit i jep munxët në çdo rast) të duket.
Pati njëfarë rezistence në radhët e Partisë së Lirisë, partisë së Kavalierit pra, në momentin që ky i fundit doli e tha se “qeverinë e ardhshme do ta drejtojë beniamini i tij, Alfano, ndërsa fushatën do ta udhëheqë vetë ai”. Por përballë këmbënguljes së tij, zërat kundër u shuan një e nga një, sidomos pasi ai filloi inkursionin televizion më televizion, gjithë ditën, nga mëngjesi në mbrëmje, duke mos shpërfillur asnjë studio televizive e asnjë program radiofonik. Dhe rezultati? Rezultati erdhi brenda dhjetë ditësh. Diferenca midis koalicioneve kryesore është reduktuar ndjeshëm. Karizma e tij bëri punë. Italianëve po u /////////lëbyren sutë edhe një herë nga magjistari Silvio, i cili ka drejtuar një fushatë në stil anektodik. Gjithçka ai ka bërë ka qenë një show. Dhe në këmbim, ka rikuperuar mbështetjen e humbur në momentin që e bënë të largohet me bisht ndër shalë nga posti i kryeministrit, ndonëse kish një mazhorancë të fortë e të qëndrueshme në Parlament.
Afërmendsh, ky rezultat nuk është mjaft për Berlusconin, që sido që të shkojnë punët, nuk ka për të riardhur në pushtet. Në këtë kuptim, suksesi i Berlusconit vlen veç për një gjë: ta bëjë të vështirë formimin e një mazhorance qeverisëse pas zgjedhjeve. Nuk është se ai e ka si synim këtë gjë. Por konsekuenca do të jetë pikërisht kjo. Bersani mund të krijojë një shumicë në Dhomën e Ulët, atë të deputetëve, por gjasat janë që t’mos e krijojë dot në Dhomën e Lartë, në Senat. Prandaj do të lindë nevoja që ai t’i shtrijë dorën prof. Montit, që ka për objektiv të arrijë deri në 15% të votave. Në këtë mes nuk do kish asnjë të keqe, por puna është se një aleancë e tillë është ose e pamundur, ose jofunksionale (numërohen me gishta italianët që besojnë se mund të funksionojë një aleancë mes Bersanit, Vendolas e Montit?). Ndërsa një aleancë tjetër me Beppe Grillon, që do të jetë faktori “x” i ekuacionit elektoral (është e sigurt se partia e tij do të afirmohet qartazi në zgjedhje, ndoshta me 15% të votave, ndoshta me më shumë, por askush nuk mund të parashikojë sjelljen e tij në Parlament; nga shumëkush, Grillo shihet si një dinamit shëtitës).
Ka disa ditë që nuk publikohen sondazhe (ligji italian e ndalon publikimin e tyre 15 ditë para ditës së votimit), dhe për këtë arsye nuk dihet se ç’po ndodh e ç’mund të ndodhë këto ditë. Sigurisht, partitë vijojnë të bëjnë sondazhe, të cilat, edhe pse nuk publikohen, gjejnë mënyra të tjera për të shkuar deri tek zgjedhësit. Si kjo e websitit notapolitica.it, në të cilin, përshkrimi i një gare mes kuajsh në hipodromin San Nicola të Barit shitet në mënyrë tinëzare si një info mbi sondazhet që s’mund të publikohen: “Në qendër të pistës është skuderia Ipson de la Boccon, që është lënë pas nga skuderia tjetër, ajo e “pesë yjeve”, me emrin Igor Brick”, etj., etj. Ipson de la Boccon kuptohet që është Mario Monti, kryeministri në garën elektorale, njëherazi presidenti i universitetit të famshëm të Bocconit, ndërsa Igor Brick është Lëvizja e Pesë Yjeve e Beppe Grillos. Një formë tjetër për të komunikuar rezultatet e sondazheve është dhe parashikimi i garës për të kapur kreun e Vatikanit, dhe për këtë shiten si kandidatë kardinalë që vijnë nga vendlindja e Bersanit, Berlusconit, Montit, Grillos, etj. Italianët kanë fantazi, s’kemi ç’themi.
Por fantazia si zor t’u hyjë në punë pas zgjedhjeve, ku si alternativa ngjajnë të jenë edhe dy skenarë të tjerë, të përkundërt me njëri-tjetrin: 1. Mbajtja e zgjedhjeve të tjera pas disa muajsh, gjë që do të përbënte një zhvillim shumë dramatik, jo vetëm për Italinë; dhe 2. Krijimi i një mazhorance të gjerë me synimin për të miratuar një ligj tjetër elektoral dhe për të bërë një reformë të thellë institucionale, aq e nevojshme për Italinë. Ky skenari i fundit nuk është i keq. Duket se u pëlqen të shumtëve.
SHQIP

Comments
Nuk e kuptoj pse kaq

Nuk  e  kuptoj  pse  kaq  kundra  Berluskonit? Ne  nje  program  televiziv  tek  rete 4  te  henen  ishte  po  ai  Berluskon  qe  per  cdo  fraze  qe  thoshte  duartrokitej  nga  pjesemaresit  ne  salle  sepse  thoshte  gjera  qe  qeverite  e  majta  qe  gjoja  mendojne  per  popullin  as  qe  u  shkon  ndermend  ti  paraqesin  ne  program. Nuk  e  di  se  sa  e  ndiqni  politiken   Italiane  z . Nano  por  dua  te  them  qe  nga  cdo  politikan  italian  qe  kam  degjuar  pervec  Berluskonit  asnje  prej  tyre  nuk  ka  folur  aq  troc  sa  ai  ne  ate  program. Gjermanet  dhe  Francezet  apo  edhe  Britaniket  detyrimisht  nuk  i  intereson  nje  Itali  e  forte  dhe  ne  qoftese  ata  mbeshtesin  Montin  e  mbeshtesin  sepse  ishte  po  ky  qe  iu  dha  mundesia  po  nga  ky  Berluskon  qe  tani  shahet  qe  te  formonte  nje  qeveri  teknike  per  te  qeverisur  me  mire  ate  vend  dhe  ata  qytetare, por  Monti  e  zhyti  akoma  edhe  me  keq  Italine  me  taksa  qe  arrine  deri  ne  60  perqind  dhe  duke  i  dhene  fuqine  ecoitalies  qe  te  mblidhte  taksat  por  qe  u  kthye  ne  nje  kompani  xhelate  per  italianet  dhe  per  kete  shikoni  shifrat  e  vetevrasjeve  te  impreditoreve  italiane.Ne  si  vend  qe  bejme  shume  tregti  me  Italine  dhe  qe  e  kemi  partnerin  kryesor detyrimisht  qe  do  te  na  pelqente  nje  Itali  e  forte  edhe  per  shume  nga  bashkeatdhetaret  tani  qe  jetojne  e  punojne  ne  kete  vend  dhe  besoj  qe  vetem  neqoftese  ne  pushtet  do  te  vinte  Berluskoni , Italia  do  te  zhvillohej  dhe  do  te  dilte  nga  kjo  krize. Forca  Berluska.

Berlusconi te rete4 e

Berlusconi te rete4  e spektatore qe duartrokasin.Ose si te thuash, Berisha te KLANI  e studentet e Henri Cilit qe bejne pyetje. Komedi tragjike.

Qeveria Monti ,"Beni", mbahej ne kembe nga grupet parlamentare te Berlusconit e te Bersanit.

Po te ishin kunder "reformave" kriminale te Montit te  dy keta zoterite, Monti , si qeveri, binte brenda dites, por njgarjet nuk shkuan keshtu.

Equitalia, ka lindur kur Minister i pare  ishte Berlusconi e minister i ekonomise Tremonti.(flitet se jane dhe aksioniste te kesaj te fundit, por gojet e liga nuk mbyllen kurre) .

Bersani e Berlusconi  e Monti jane njejta gje. Marioneta, kamererire te atyre qe komandojne me te vertete.

Po pati miresine te pergjigjet Nano, c'fare nenkupton me Europe ne titullin e shkrimit? Kontinentin ? BCE? Popujt e europes ,qeverite a tjeter gje ?

Sido qe te jete, Italia ka

Sido qe te jete, Italia ka shume shpresa per te ardhmen.   Eshte e vertete se tani jane katandisur pothuajse si puna jone, por ata jane popull krijues, shpikes.  Ja si tani, qe kane krijuar levizje qytetare si ajo M5S me ne krye Beppe Grillon apo levizje te tjera.  Mund te duket pak per momentin por keto levizjet them se kane nje domethenie te jashtezakonshme. Njerezit nuk jane zene ne kurth si ne kohen e Berlusconit kur votuesit ishin te detyruar te votonin vazhdimisht te njejtat parti te vjetra e te korruptuara (PD-n apo PS-n ne pergjithesi) si tek ne.  Italianet tani kane mundesi te zgjedhin figura te reja te pakorruptuara.  Ne JO.

... Njerezit nuk jane zene ne

... Njerezit nuk jane zene ne kurth si ne kohen e Berlusconit kur votuesit ishin te detyruar te votonin vazhdimisht te njejtat parti te vjetra e te korruptuara (PD-n apo PS-n ne pergjithesi) si tek ne.

Jo pra jo. Njerëzit kanë mundësi të votojnë edhe njerëz si Grilloja, që pa pikën e kompetencës thotë që prej 2006 se viviseksioni (dmth eksperimentimi me kafshët) është i pa nevojshëm. Debate janë zhvilluar gjithandej në Europë e ShBA mbi eksperimentimin me kafshët në kërkimin biomjekësor. Bepe Grilloja dhe Antonio Ingroia, janë të vetmit që janë deklaruar publikisht pro ndalimit të eksperimentimit me kafshët në këkimin biomejkësor.  Eksperimentimi me kafshët është jetik për kërkimin shkencor. Në këtë mes s'ka kurrfarë komploti. Ata që pretendojnë për metoda alternative, kanë qenë gjithnjë të lirë t'i paraqesin pranë instituteve përkatës. Lëvizja kafshiste (animaliste) ka vota të konsiderueshme, si grup. Grilloja dhe Antonio Ingroia tregojnë pafrytërsinë e tyre nga njëra anë, duke dashur të marrin sa më shumë vota, e nga ana tjetër tregojnë injorancën e vet për çështjen.

Po zemërimit, por jo vetëm zemërim, edhe alternativa. Grilloja, meqë u nisa nga ky, është thjesht një sharlatan dhe në avenir ka të njëjtën besueshmëri me të Berluskonit.

Po sikur Grillinet te dalin

Po sikur Grillinet   te dalin partia e pare?  Sikur te mundin te kene shumicen ne parlament e ne senat? (per mua krejtesisht e mundur  dhe e logjikshme) e te mendosh  qe e gjitha filloi me nje blog e ne shtator 2007 (deshmitar)  me  vaffanculo day.

Epitafi i falimentimit te politikes "tradicionale" .Asistencialiste, hajdute, klienteliste., mafioze e kameriere e bankiereve.Ky fare sistemi politik e ekonomik qe na e shesin per demokraci e kapitalizem. Flas per Italine  e me duket sikur flas per Shqiperine.Por ballkanasit ( shih Greqine, Shqiperine etj ) deluzionin dhe revolten  e kanalizojne ne nacionalizma driteshkurter,ndoshta ekperimenti i atrofiziomit te ndergjegjes, me  ne ka funksionuar.

S'më the ndonjë gjë të re z.

S'më the ndonjë gjë të re z. Nano. I dija të gjithë këto!

Ka disa ditë që nuk publikohen sondazhe (ligji italian e ndalon publikimin e tyre 15 ditë para ditës së votimit)

Ka disa gjëra, ligje e norma të cilat unë persnalisht ia lakmoj. Kjo mbi punën e sondazheve është një prej tyre. Sepse ka një qëllim të qartë se përse nuk lejohet. Ajo për të cilën unë shpesh kam ngritur zërin këtu, për sondazhet e shumta e të njëpasnjëshme, ditë pas dite, javë pas jave, 7-8 muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. Duket se qëllimi i vetëm (i fshehtë) e këtyre shondazheve është ai i të orientuarit të pjesës së pavendosur, ose i demoralizimit të zgjedhjes personale. Psh, një  që mendon se duhet votuar FRDja (dhe partitë e tjera tëë vogla) për të dobësuar bipolarizmin e sotëm, kur shikon sondazhet me breshëri (që askush nuk na siguron mbi imparcialitetin e tyre!), mendon mbi forcën e votës së vet dhe atë të masës, që nëpërmjet sondazhit i thotë: voto si kam votuar unë. Këstu, sondazhi nga mjet informues e deri diku anlaizues, kthehet në dorën e gazetave të politizuara si një mjet propagande, orientimi e demoralizimi të votuesit.

Si mendoni z.Nano, dhe ju të nderuar lexues, a do t'i dhërbente Shqipërisë një ligj i tillë?

Berlusconi ka

Berlusconi ka thane: https://www.youtube.com/watch?v=QRrmhZb3J6E

Pubblicato in data 28/gen/2013

INTERVISTA A BERLUSCONI AL MEMORIALE della SHOAH del REGISTA RUGGERO GABBAI - 27 GENNAIO 2013, BINARIO 21, MILANO

Berlusconi tha me cinizem:

Mussolini ka ba gabim per persekutimin e hebrejve, por te tjerat i ka ba mire.

Bravo Nano si gjithmone e

Bravo Nano si gjithmone e gjete se ku fle lepuri

Do te ndodhe qe e vetmja

Do te ndodhe qe e vetmja zgjidhje e politikes se vjeter mafioze italiane eshte ajo qe quhet "governissimo" - qeverisje e perbashket e poleve gjoja te kunderta(sipas shembullit gjerman)te te djathteve te kumbarit Berluskoni dhe te te shtirurit te majte, hajvanit Bersani. Zgjidhje plot rreziqe, sepse do ta renonte edhe me teper politiken e vjeter, duke i hequr shume vota ne favor te Levizjes me Pese Yje te Grilos. Levizje qe fale kesaj, ne zgjedhjet e ardhshme do te mund te synonte shumicen absolute, qe me dy fjale do te thoshte Kapitalizmi(opsss demokracia/ladrokracia)italian kaput!

Sistemi i kalbur kapitalisto-oligark italian eshte ne shah mat fale rinise se organizuar qe me shpejtesi po merr ne dore fatet e vendit; shpresoj qe e njejta gje te ndodhe ne Shqiperi ku Aleanca Kuq e Zi - partia e te rinjve me duart e pastra, te marrin timonin e qeverisjes se vendit!

Mendoj se ka ardhur momenti qe ne mbare Boten, rinia te zgjohet e te marre pushtetin e grabitur nga masoneria e oligarkeve industrialiste e financiere, qe nepermjet sistemit te ashtuquajtur "demokraci", por qe ne realitet nuk eshte gje tjeter veçse K A P I T A L I Z E M ekstrem, po e kthen kete planet ne nje prone private te disave qe edhe pse keta numerohen me gishtat e duarve e te kembeve, ushtrojne zgjedhen e tyre te eger ndaj shumices qe jeton ne pasiguri te plote. Parashikoj qe shembulli italian dhe ai gjerman(votat e shumta per Partine e Pirateve)te emulohen ne mbare Boten industriale dhe te shkaktojne nje termet te vertete per themeluesit dhe mbeshtetesit maskarenj te ketij sistemi fashist qe tashme duhet permbysur!

Ne SHBA p.sh. kemi Levizjen "Occupy Wall Street"(Pushto Uoll Stritin)aktivistet e se ciles edhe pse jane masakruar nga dhuna policore e nje shteti kriminel, po forcohet gjithnje e me shume. E imagjinoni dot se ç'do te ndodhe kur anetaret aktive te kesaj levizjeje nuk do te numerojne me 16 milione, por 150 milione? Zgjidhjet do te jene dy: Ose shteti policor amerikano-sionist do t'i nxjerre Kapitalizmit surratin e tij te vertete fashist & anti-njerezor duke vendosur gjendjen e luftes qe do t'i lejonte shtypjen me dhune esktreme te çdolloj proteste, ose kalimi paqesor i pushtetit qe do ta avanconte shoqerine drejt nje sistemi te ri shume me progresist e njerezor.

Europa e bankiereve hajdute dhe burokrateve te superpaguar sherbetore(te Brukselit)le ta mbaje frymen bile  le t'i bjere infarkti se Grillo e di fare mire se ç'duhet te beje, shpresoj qe edhe rinia shqiptare te zgjohet nga gjumi i thelle i plogeshtise!

Add new comment