Deputeti Murrizi: SHISH nuk ka të dhëna për financime të huaja ndaj partive shqiptare

Postuar në 26 Mars, 2019 22:21

Deputeti Myslim Murrizi, deri pak javë më parë përfaqësues  Partisë Demokratike, ka sqaruar sot në mbrëmje në emisionin “Aktualitet” në “Channel One” se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk ka asnjë të dhënë për financime të huaja ndaj ndonjë partie politike shqiptare.

Unë e kam pyetur vetë kryetarin e SHISH. Ka qenë mbledhja e parë e Komisionit të Sigurisë që kam shkuar. Dhe ai më tha: nuk kemi të dhëna – ai flet në emër të institucionit – për financime të huaja ndaj partive shqiptare

tha Murrizi në një panel ku ishin të ftuar ish-deputeti socialist, Marko Bello dhe studiuesi Behar Gjoka.

Ai ka shtuar se për mendimin e tij SHISH është një shërbim mizerabël. Murrizi është shkëputur nga PD-ja dhe është deklaruar kundër kreut të saj Lulzim Basha.

Këto ditë shërbimet informative mediatike kanë qarkulluar lajme se Basha ka një problem të hapur me financimet ruse dhe se për këtë ka një letër porosi nga SHBA në prokurori.   

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Hera e pare qe barkderri Murriz ka folur pa genjyer. Partite e PD dhe PS nuk kane nevoje per ndihme nga jashte per t'u financuar sepse kane bolle para nga parcelat e hashashit qe bandat e tyre mbjellin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.