Qeveria spanjolle vendos heqjen e Francos nga mauzoleumi shtetëror

Postuar në 18 Mars, 2019 02:41

Qeveria e majtë e Spanjës kanjoftuar se do të zhvendosë eshtrat e ish-Diktatorit Francisco Franco nga mauzoleumi shtetëor në periferi të Madridit. Është një vendim që është shtyrë disa herë, por kësaj radhe Madridi zyrtar ka dhënë si datë konkrete 10 qershorin 2019.

Franco do të zhvarroset dhe do të hiqet nga vendprehja në Luginën e të Rënëve për t’u rivarrosur pranë varrit të së shoqes, Carmen Polo në varrin familjar në Mingorrubio El Pardo që ndodhet në një varrezë shtetërore.

Zv.kryeministrja Carmen Calvo ka deklaruar se ceremonia do të kryeht pa praninë e mediave. Familja e Francos, që vdiq në vitin 1975 e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka çuar çështjen në Gjykatën Supreme që deri më tani nuk është shprehur.

Në Spanjë në vitin 2007 është miratuar një ligj që dënon regjimin e Francos dhe detyron heqjen e simboleve të tij. Një ndër to është edhe mauzoleumi ku prehen edhe 30 mijë të rënë të tjerë në Luftën Civile të viteve ’30, nga të dy krahët e shoqërisë spanjolle.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Diktatura e Frankos eshte shembull tipik, qe ne funksion te interesave amerikane pranohet gjithcka! Franko rrezoi me lufte nje qeveri legjitime, pati mbeshtetjen politike dhe ushtarake te Hitlerit e cila u pasua me vone me mbeshtetjen e SHBA! Dhe gjithe kjo mbeshtetje amerikane ishte ne funksion te integrimeve euroatlantike! Kjo zgjati derisa u krijua nje "e majte" e kapur e Felipe Gonzalesit , i cili ne rinine e tij ishte pjese e grupeve neofashiste frankiste! Pastaj erdhi "demokracia" sic duhej!

Ne funksion te interesave amerikane shume gjera duhet te kaperdihen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.