Izraeli kërkon të futet në projektet e ushtrisë

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 11:06

Zyra për shtyp e ambasadës së Izraelit në Tiranë ka përcjellë informacion mbi një takim të ambasadorit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Njoftimi nuk jep shumë detaje, por thekson se përveç marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për “projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”. Edhe pse një njoftim me përmbajtje të rezervuar, takimi vjen pak ditë pas Konferencës së Vendeve Islamike që u mbajt në Turqi, ku Shqipëria u përfaqësua me nivel ambasadori dhe ku u vendos njohja e Jeruzalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës.  

Në njoftim thuhet se është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, por gjithashtu  Izraeli nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në projekte që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes. “Ambasadori i Izraelit ne Tirane zhvilloi nje  takim me Ministren e Mbrojtjes, Znj. Olta Xhacka ku nder te tjera u diskutuan marredheniet dypaleshe si dhe projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”-thekson njoftimi i ambasadës izraelite.

Ministria jonë e Mbrojtjes nuk ka përcjellë njoftim mbi këtë takim dhe ajo që dihet mbi projektet në fushën e mbrojtes është ajo çfarë ka deklaruar ministrja Xhaçka para pak kohësh në Komisionin e Sigurisë se Shqipëria po sheh mundësinë e rivitalizimit të fabrikave të demontimit për t’i kthyer në uzina për prodhimin e armëve.

Në deklaratën e Xhaçkës thuhej se ka interes nga kompani të huaja për të konkretizuar këto projekte, çka  mund t’i japë shpjegim edhe takimit me ambasadorin izraelit.

Comments

Submitted by matis gen (not verified) on

industria israeliane e luftes eshte nder me te mirat ne bote .Ushtria israeliane ka sistemet e armeve dhe mjetet me te avancuara ne krahasim me shume shtete te zhvilluara .Fakti qe jane te rrethuar nga shtete armike i ka shtyre qe ti japin rendersi industrise luftarake . E shikoj si dicka shume pozitive bashkepunimin me Israelin ne kete fushe dhe jo vetem .

Mendoj qe me kalimin e kohes edhe publiku do te jete i informuar per keto projekte .Nuk eshte e nevojshme qe do informacion ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes duhet te jete trasparent per te gjithe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.