Arrestoni ata që nuk paguajnë energjinë! (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 10:20

Emisioni “Opinion” në Tv Klan publikoi videon e ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia ndodhej në operacion pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të Tregut Ushqimor është mbyllur brenda 23 sekondash, pasi makina Audi A8 hyri me shpejtësi brenda tregut.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë moment është reagimi i policisë, e cila nuk guxoi të hyjë në treg dhe të ndalojë autorin, i cili sipas raportimeve u largua, madje duke prishur edhe gjurmët në vendngjarje. I pyetur për qëndrimin e policisë Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në policinë e Shtetit, Altin Qato tha se drejtuesit e opreacionit kishin vlerësuar se nuk duhej ndërhyrë për të mos vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë dhe se efektivët qëlluan në ajër.  

Kjo është panorama e asaj që ndodhi në Elbasan, ku policia nuk arrestoi dot një person që e sulmoi dhe e sfidoi hapur, duke bërë “pulën” me të fortët dhe të fortin me njerëzit e thjeshtë, shumë prej të cilëve u arrestuan brutalisht në operacionin për abuzimet me energjinë elektrike.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

"Policia qe duam!" - po ky togfjalesh ka vertetesi vetem ne gojen e keqberesve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.