Një deklaratë që e bën nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë

Postuar në 15 Qershor, 2017 14:05

Është pak t’i quash skandaloze deklaratat e Shpëtim Idrizit se nuk do të pranonte transfuzion gjaku nga një qytetar grek në rast nevojë për jetën. Aq më tepër që ky personazh i gërshetuar në rastin konkret mes politikës dhe estradës përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë, është nënkryetar i parlamentit. Edhe nëse nuk do ishte nënkryetar i parlamentit, por vetëm kryetar i një partie politike në çdo rrethanë pohimet e tij janë të papranushme dhe përjashtuese për normat demokratike të bashkëjetesës dhe të drejtave të njeriut. Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në "Fiks Fare", një emision humoristik që me rastin e fushatës po shfrytëzohet si tribunë elektorale nga personazhe që mesa duket ua lejon formati të lëshojnë të tilla mrroklla që kapërdihen me humorin kaps të motivuar nga sportiviteti i fushatës dhe patriotizmi në modë. Një pyetje dhe një përgjigje që nuk kanë nevojë për shumë  koment, kur kuptohet se i shërben vetëm një aspirate, asaj të votës që prodhon të qënit antigrek për të mbajtur në tepsinë e pushtetit zotërinë në fjalë dhe të tjerët nga pas që lodhen për atdheun.

Bashkëbisedimi në Fiks Fare:

 Fiks Fare -  Supozojmë je keq të duhet gjak dhe nuk ka gjak në Shqipëri, duhet të vijë vetëm nga Greqia. Do e marrësh ti gjakun grek?

Shpetim Idrizi - A  ka mundësi të mos ma thoni se nga vjen ky gjaku kur të ma jepni, më mirë të mos e di. Por mund ta marr edhe në subkoshencë se sa të më thoni gjak grek do më bjerë të fikët e do ma jepni prapë. Por përveç kesaj unë nuk kam asgjë me grekët, përkundrazi ne duam të shkojmë atje në tokat tona pra të fitojmë të gjitha të drejtat tona”.

 

Comments

Submitted by tirona (not verified) on

eshte per te ardhur keq qe njerez te tille jane perfaqesues per ne! TURP! Nje njeri perveers per nga ajo cfare shpreh. Turp

Submitted by Spathiati (not verified) on

Fashistoislamiku Idrizi, tregoi fytyren e tij te vertet:
Nje mafioz fashistoislamik qe ka rjepur doganat dhe qe eshte ne sherbim te turqis islamike duke bere propagande antigreke dhe antiKristiane Orthodhokse!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.