A ka diçka më themelore sesa hapësira dhe koha?
Fizikani Brian Greene mendon se ka diçka më themelore, më bazike sesa hapësira dhe koha. Sipas tij, të dyja këto dukuri janë manifestime të krijuara mbi një konfigurim më themelor. Ndaj revolucioni shkencor i radhës do të vijë kur të kuptohet se kush qëndron në themel të realitetit që sot mendohet se formësohet nga hapësira dhe koha. Ose kështu mendon Greene. Më poshtë teksti i videos:
"Mund të them se mendimi dominues në komunitetin shkencor është se hapësira dhe koha janë të vërteta, janë themelore dhe se duhet të parashtrohen përherë për çdo përshkrim të botës reale.
Por ka disa prej nesh që merren me fusha më ekzotike si teoria e unazave apo teoritë e unifikuara që kanë hasur në evidenca sipas të cilave hapësira dhe koha nuk janë themelore. Ato janë siç i quajmë ne, koncepte të derivuara, apo që shfaqen si të tilla. Është njësoj si kur flasim për temperaturën; ne e dimë se çfarë do të thotë ajo. Ne e dimë çfarë do të thotë që diçka është e nxehtë apo e ftohtë. Por ne po ashtu dimë se temperatura është një ide e prejardhur pasi ka një përshkrim më themelor që është ky: diçka është e nxehtë kur grimcat lëvizin shumë shpejt. Dhe është ftohtë kur grimcat lëvizin ngadalë. Pra ideja themelore është se lëvizja e atomeve dhe ideja rrjedhëse e kësja është i nxehti, apo i ftohti, pra temperatura.
Ndoshta hapësira dhe koha janë si temperatura. Mund të ketë ide të prejardhura që marrin udhë nga konfigurimi i diçkaje më themelore.
Nëse më pyesni se kur do të jetë revolucioni tjetër në shkencë, unë mendoj se do të jetë atëherë kur ne do të identifkojmë përbërësit themelorë që mundësojnë shfaqjen e hapësirës dhe të kohës".
Comments
Me nje perkthim ne shqip,
Me nje perkthim ne shqip, lajmi do te ishte per te gjithe shqip-folesit! Pa perkthim ai eshte vetem nje privilegj per brezin e ri me se shumti, e biles edhe per keta jo teresisht.
Add new comment