Përplasje mes Erdogan dhe Mateo Renzit për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të presidentit turk
Rexhep Taip Erdogan nuk e fshehu zemërimin për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të tij Bilal Erdogan për pastrim parash. Në një intervistë për Rai 24, presidenti turk kërkoi nga autoritetet italiane të angazhohen me luftën kundër mafias dhe jo të merren me familjen e tij. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit italian Mateo Renzi që me një mesazh në tuiter i kujtoi presidentiit turk se në Itali, gjyqtarët veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës, dhe jo në bazë të atyre që thotë presidentit i Turqisë. “Ky quhet sundim i ligjit"-shkruan Renzi.
Emri i Bilal Erdogan ishte në mesin e të dyshuarve kryesorë në skandalin e korrupsionit që tronditi qeverinë dhe familjen Erdogan në fund të vitit 2013. Në fillim të dhjetorit të kaluar Prokuroria e Bolonjës urdhëroi nisjen e një hetimi gjyqësor ndaj tij për pastrim parash, duke kërkuar të identifikohen të gjitha fondet e transferuara në Itali nga Bilal Erdogan. Hetimet nisën pas akuzave nga një bisnesmen që thotë se ishte viktimë e interesave të presidentit turk.
Në intervistën për Rai News Erdogan kërcënoi se nëse BE nuk liberalizon vizat për qytetarët turq, Ankaraja nuk do të respektojë marrëveshjen për refugjat. Ai foli edhe për situatën pas grushtit të shtetit duke kritikuar qëndrimet e shefes së politikës së jashtme të BE-së Federika Mogherini. Erdogan tha se nëse populli do të kërkojë rikthimin e dënimit me vdekje ai është gati ta firmosë.
Comments
Epo he....
Po ky Rexhep Tahipi kujton se eshte sulltani i Europes tashti qe leshon urdhera edhe per gjyqesorin italian? Duhet qe ambasadori Lu dhe ambasadorja Vllahutin te dergohen me mision special ne Ankara qe t'i mbushin mendjen ketij debilit psikopat qe pordhes se tij i mbaron era ketej Bosforit. Zot na ruaj nga vellezerit e cmendur.
Add new comment