U vini emra shqiptarë fëmijëve se alarmohen "patriotët"

Postuar në 29 Korrik, 2016 19:00

Mania për emra të huaj alarmon patriotët shqiptarë” – këtë titull e lexon sot në faqen online të BIRN, referuar si shembull i gazetarisë së mirë në Shqipëri.

Shkrimi trajton dukurinë e vendosjes së emrave të huaj, pra të supozuar si joshqip(tarë) nga prindërit në vendin tonë. Dhe në mbështetje të kësaj ideje sillen disa statistika:

Të dhënat e fundit nga Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, tregojnë se asnjë nga 20 emrat më të përdorur për fëmijët e sapolindur nuk ka rrënjë shqiptare. Nga 35,760 fëmijët e lindur në Shqipëri në vitin 2014, statistikat tregojnë se emri “Amelia” për vajza ishte më i përhapuri, pasi u zgjodh 363 herë, ndërsa një version i ngjashëm me të, “Amelja”, u zgjodh 166 herë. Emra e tjerë të huaj për vajza në listën e vitit 2014 janë Ajla, Melisa, Klea, Sara, Kejsi, Noemi, Alesia dhe Leandra. Kur vjen puna te emrat më të përdorur për meshkuj, Noel ishte në krye, i zgjedhur 490 herë në vitin 2014, ndërsa Joel renditet i dyti, i zgjedhur 483 herë, ndërsa derivati i tij Xhoel ishte përdorur 116 herë. Emra të tjerë të përhapur për djem shqiptarë atë viti ishin: Mateo, Ergi, Luis, Aron, Samuel, Roan dhe Roel”, thuhet në shkrimin e “BIRN”. Deri këtu nuk duket ketë ndonjë problem të natyrës patriotike, sa kohë statistika pikë së pari ka rol deskriptiv. Është shenjimi “pozitiv” Patriot - që u mvishet pa i pyetur ndoshta – Edmond Dragotit dhe Agron Tufës, që e kthen një çështje krejt private si emri i fëmijës, në interes gjoja publik, e ca më tej akoma, Patriotik.

Çfarë thotë sociologu Dragoti, tanimë me kartëvizitën e patriotit?

I gjithë frustrimi për pamundësinë për t’u vënë fëmijëve të tyre emrat që ata dëshironin shpërtheu pas viteve 1990, kur Shqipëria hapi kufijtë. Liria e re e pakufizuar dhe pakontrolluar shumë shpejt e tejkaloi nevojën për një identitet kombëtar”, argumenton ai.

Kurse Tufa ka këtë mendim:  “Ky fenomen është i rrezikshëm për identitetin dhe kulturën tonë dhe dëmton rrënjët tona”.  

Lidhur me mendimin e sociologut Dragoti, ngjan disi e çuditshme sesi jepet ky shpjegim kaq thjeshtues, aq më tepër kur dihet se nga mesi i viteve ’70, regjimi i Enver Hoxhës nisi një fushatë “shqiptarizimi” të detyruar në emrat e njerëzve, me lista të sugjeruara në Gjendjen Civile, krahas ndalimit emrave me përmbajtje fyese dhe origjinë fetare. Njësoj edhe për emrat e vendeve. Si vallë atëherë emrat e tanishëm u shpjegokan me vetëm një frustrim, kur po me fjalët e sociologut, kuptojmë se shqiptarët edhe më herët, pra para Lirisë, nuk paskan dashur të vënë emra shqiptarë? Pra nuk i kanë patur ata zgjedhje të parë të tyre? Por ndoshta këtë e shpjegon nevoja patriotike për emrat e Duhur, duke u treguar njerëzve Rrënjët, siç bën shkrimtari Tufa.

Në pamje të parë, titulli duket se i fut në kurth ata që janë prononcuar teksa duke dashur të shesë një shkrim me problematikë “të thellë”, shpall patriotë për nevoja të çastit. Le të pyesim nëse Tufa dhe Dragoti  - ky i fundit me emër jo shqiptar, nëse kanë kënduar ndonjëherë: “O sa mirë me qenë shqiptar!”, një sentencë që shkon në traditën e "Shqipëri e shqiptarëve-Vdekje tradhëtarëve", apo "Para Partizanë". 

Nisur nga dukja dhe ajo që bëjnë në jetë ndoshta jo. Me siguri që ka shumë Noelë e Roelë që e kanë bërë këtë gjë, pa u penguar tek emri, i cili nuk të lidh me rrënjët, të cilat po kërkojmë t’i mbajmë në inkubator ashtu si na i zbuluan Rilindasit, Naim, Sami, Pashko apo ca më vonë Ismaili me Isanë. 

Do të ishte për të vënë duart në kokë nëse "rrënjët" do t'i mbanim gjallë me atë këngën e mësipërme njësoj si me emrat që do të duhet të na vinin prindërit, të cilët padyshim që duhet të kenë më të shenjtë Lirinë e tyre sesa pallavra si këto që hidhen në vapën e korrikut.  Emri në përzgjedhje është në referim me një orientim kulturor - qoftë edhe spontan, i vetëperceptuar kështu edhe kur është fjala thjesht për një modë apo inerci - në referim pra me një ndikim që bëhet dominues, i cili nuk zhbëhet me elegji patriotësh, edhe kështu të shpikur në media. 

 

http://www.reporter.al/mania-per-emra-te-huaj-alarmon-patriotet-shqiptare/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Epo c'ti besh, gjithmone duhet gjendur ndonje sebep per t'u hequr si patriot. E para, njerezit jane te lire t’i quajne femijet e tyre si ua do zemra. E dyta identiteti kombetar nuk ka te beje fare me emrin se mund ta kesh Agim e te jesh birkurve dhe agjent i serbeve dhe mund ta kesh Edmond (puro skipetar ki emer) dhe te jesh sociolog e te ankohesh per faktin qe kalamjve po u vihen emra jo shqiptare.

Submitted by PATRIOT (not verified) on

Duhet shkruajtur PATRIOT, apo ATDHETAR, apo MEMEDHETAR ?
Shkruhet PLAK por eshte i RI.
Shkruhet Sali por eshte i Zi.
Shkruhet Lul por eshte Nul.
Si thua o xhuxhumak ?

Submitted by @patriot (not verified) on

Ti qenke patriot rilindjot se e paske lene pergjysme krijimin tend. Ndoshta nuk dije si ta quaje Edi apo Edvin pale pastaj ate tjetrin aleat qe ka emrin me patriotik dhe e deshi dhe e do kaq shume atdheun sa nuk i la gje pa vjedhu duke ia kaluar 100 mije here Zogut. Si PATRIOT te pakten meso te shkruash shqip se "shkruajtur" tingellon analfabetce.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po c'te detyron te shkruash gjithmone kodra mbas bregu or teleshmen? Apo te paguajne me numer rreshtash?

Submitted by Patriot (not verified) on

Kush e shiti Vermoshin dhe Shen Naumin, o xhuxhumak ? - zogu yt i nderuar.
Kush e shiti shpirtin dhe detin tek greket, o xhuxhumak ? - Sali ziu dhe Luli nuli yt i nderuar.
Qenke gedhire permbys sot.
Kethehu ne anen e djathte, se majtas ke zemrenmdhe te merret fryma se hebete pleqeri je dhe po na gjen ndonje hata e madhe po na le nga kjo jete.
Te fala, e bej pushim, te shtune e te diele.
Shko po deshe ne gjirin e Lalezit, se te presin Sali Ziu dhe Likja i Mones.
Pushim te kendeshem.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or mender Patriot Bythe, ku e pe ti qe Zogu eshte imi, ku e pe ti or trushkulur qe Saliu e Luli jane prona ime? Ti, si koqelepires i stazhionuar i Edvinit, kujton se po te çjerresh maskat e Edvin Bythamanit duhet te jesh o Zogist, o Salist, o Lulist, o Monist, o Likist o ku di une cfare tjeter dhe nuk te shkon mendja qe mund te mos jesh asgje prej tyresh, se ti akoma kujton se patjeter duhet t'i lepish koqet ndonjerit prej ketyre qe te mos te pelqeje ai tjetri. E ja ku po ta them une or ti koqe qe te paguajne me rreshta komentesh, mua nuk me rruhet per asnje nga ata qe permend ti. Edhe ata mut, tamam si puna e Edvin Bythamanit jane, e more vesh o koqelepiresi i Edvinit.

Sot thashe te dal nje here andej nga Surreli e te pirdhja vazhdimisht, pastaj mu dhimsen katunaret e Surrelit se thashe ç'taksirat kane ata te gjoret qe durojne pordhet e Edvinit, qe te durojne edhe te mijat, keshtuqe ndejta ketu ke vila ime ne Tirane, me ajer te kondicionuar e duke pire birre te ftohte,

Per dijeni o analfabet shkruhet "kendshem", jo "kendeshem" e ik e pirdhu tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.