SHBA-BE mund t’u thuhet “po” edhe duke mos shkelur Kushtetutën

Postuar në 27 Korrik, 2016 14:25

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, për t’u kthyer në Shqipëri ku socialistët po synojnë të fusin në seancë plenare, në mënyrë antikushtetuese, 7 ligjet shoqëruese të reformës kushtetuese. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Metës, Emiljano Aleksi, përmes një njoftimi në Facebook: “Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”, shkruan Aleksi.

Fatmir Xhafa, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, është hedhur në veprim: ai ka shpërndarë projektligjin për vettingun, të cilin e kanë bërë gati ekspertë të BE-së dhe të Euralius që kanë marrë pra një rol edhe në kalimin me procedurë antikushtetuese të këtij ligji. Xhafa ka dhënë këtë sqarim: “Të gjithë kanë marrë projektligjin për Vetingun. Ata kanë qenë tërësisht në dijeni që në 4 korrik. Nga kjo pikëpamje ky pr/ligj është gati për tu shqyrtuar dhe për të kaluar në seancë plenare. Ky pr/ligj ka të nevojshëm një pëlqim të partnerëve ndërkombëtarë. Ky pr/ligj është trajtuar nga drejtoria e ligjeve në Komisionin Europian. Duke qenë se SHBA do të ,mbështesë më fonde dhe do të trajnojë ata që do të bëjnë vetingun duhet të disburosjnë fondet që janë në limitin kohor. Ky projketligj duhet të kalojë në Komisonin e Reformës në Drejtësi. Për momentin nuk ka vetëm pëlqimin e opozitës pasi z. Petrit Vasili ka qenë pjesëmarrës kur është shqyrtuar ligji. Edhe z. Vasili do të ketë fjalën e tij në fund kur të bëhet diskutimi në komision. Kushtetuta është miratuar mne 140 vota në Kuvend dhe është shpallur nga Presidenti i Republikës, cdo shqyrtim i projektligjit mund të nisë që në momentin e hyrjes në fuqi”.

Pra projektligji, afati i shqyrtimit dhe procedurat parlamentare sipas juristit dhe deputetit Xhafa, që në këtë rast  vepron thjesht si socialist, duhen vlerësuar nga “pikëpamja e dijenisë që deputetët kanë mbi të”. Ndërkohë që është e shkruar e zezë mbi të bardhë sesi shqyrtohet në projektligj. Dje u bë e qartë edhe nga prononcime deputetësh se ndryshimet kushtetuese nga rrjedh ky ligj nuk kanë  hyrë në fuqi, pasi ato marrin fuqi, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kukafshehti që po luhet këtu është fare elementar, siç është e tillë politika zyrtare e PS që përmblidhet : Vazhdojmë të mbajmë gjallë debatin për reformën duke ja futur kot, mbajmë në dukej anën e amerikanëve dhe BE-së se kështu nuk diskutohen më tendera, prokurime, skandale, miq e shokë që dalin ngado, pa folur për policinë që nuk kalon ditë pa një ndodhi. 

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Po aty e ka hallin populli se mos na i ngel hatri deputeteve te Pe-Dhe-se.....Akoma sjeni mbyt ne lane te gjithe....
Kjo reforme do behet doni apo sdoni ju zdromsa te PD e gjithe legenat qe ndodhen te LSI dhe PS gjithashtu e qe i mbajne ison njeri tjettrit sapo ju jepet urdheri.....

Submitted by E merkura (not verified) on

Do pyetur njehere ANONYMUSI DHE XHUXHUMAKU, se si duhet te veproje kuvendi.
Pa pyetur keta te dy, nuk behen ligjet ketu tek ne.
Njeri eshte poli i veriut dhe tjetri eshte poli i jugut.
Njeri Nord e tjetri Sud
Boshti i tokes.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Qenke kthyer nga plazhi mer qerrata e s'tu ndejt pa e krrujt. Po ik or taj te thash fillo meso ndonje profesion, ndonje hidraulik, a kepucar se Edvin Bythaman Rama po bie nga fiku e s'ka kush te jep rroge, Dhe te thashe mbaj nje nick, mos e ndrro si kurvat, qendro konsekuent si gjyshi jot komunist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.