Dje ishte dje, sot është sot: “Vija e kuqe jo imja, por e SHBA dhe BE”

Postuar në 11 Korrik, 2016 17:30

Një ditë pasi ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victroria Nuland, deklaroi se ka një propozim hibrid për çështjen e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, ka folur edhe kryeministri Eid Rama. I cili deri më dje deklarohej i vendosur për të mos lejuar një reformë që u jep të drejta partive.

Por dje ishte dje, sot është sot dhe sot Edi Rama flet ndryshe. “Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut.  Ne kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi nga do vijë uji. Pra, si të garantojmë filtrin e sigurtë. Nëse filtri është i sigurtë nuk ka asnjë problem tjetër”, tha Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Njeriu që deklaroi se reforma ishte një paketë ekspertësh dhe që këmbënguli se nuk lëshohet vetingu në duar të partive, sot ka deklaruar këtë sa më sipër. Por ka mbetur njeri më që të habitet? Le të kujtojmë edhe njëherë, se Nuland argumentoi se propozimi hibrid “e respekton sovranitetin e Shqipërisë”, të cilin deri më dje e mbronte vetëm opozita.

Ndoshta ishte fije bari, por më mirë fije bari, sesa tallja që Edi Rama dhe ata që paguhen për të llapur e zhgarravitur atë që do ai, bënë me konceptin e sovranitetit. Është e vërtetë se kjo “falje e sovranitetit” nga Nuland është në fakt një zhbërje e tij, por të paktën kështu shohim se cilin argument apo palë dëgjojnë apo marrin më shumë seriozisht ata që kanë në dorë realisht vendimet. 

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Hahaha.....Respublica!!!!! Pirdhni sa te doni por Rama ja doli! Drejtesia do çlirohet nga pushtimi shpellar 25 vjeçar!!! Dhe do e kete ne dore as me pak e as me shume USA & GERMANY!!!
Te tjerat jane pallavra respub-laciane.....

Submitted by Gum sharaveli g... (not verified) on

Thelle e me thelle ka per t'u hyre shkopi i flamurit ne bythe SalishBerrit dhe Lulushkurit me shoke.
Te merkuren dua vetem nje Po ose nje Jo per reformen u tha Nulandja dergates se qyqeve te PD me ne krye Lulushkurin. Nuk dua asnje justifikim.
U ka rene uji i valuar ne koke Salishberrit dhe Lulushkurit qysh dje.
Deri dje nuk e pranonin reformen, tani do te vijne e ta fusin vete me duart e tyre bythen tek shkopi qe do tu hyje thelle e me thelle.
Me thelle se ka per tu hyre, nuk ka per ta menduar njeri ne kete bote.

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

nuk e kuptoj pse e sulmoni ramen aty ku eshte me komod.ai me reformen nuk eshte mar fare.i thone do e bejme keshtu bejeni,do e bejme ashtu bejeni.ci thote lu dhe be ate ben.dhe pare nga jasht eshte kaluar,i nderuar.ata qe e kundershtojne reformen dhe ndrekombetaret jane te tjere.rames permendi ekzekutivin qeverisjen ciliminjte qe drejtojne ,gangsterrat ,krimin deri diku qe e rrethone,arrogancen qe ka,fodullekun...ju i permendni si gabim pse ai nuk mban te njejtin pozicion po ndryshon qendrime sa here hidhen variante te reja reforme,dhe kete e ben vetem kur e kerkojne te huajt.i keni hip kalit nga bishti e po beni analize gabim.uroni qe te behet ajo dreq reforme e ta shofim edi ramen sa mire e bukur do na i japi koncesionet ketej e tutje...po ju sdoni e shani pse sben fodullin atje ku sduhet...bo su kuptoj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.