Efekti "Trump" mund ta ribëjë Europën, ose ta nxjerrë atë nga historia

Postuar në 21 Janar, 2025 18:00

Efekti i Donald Trump duket se është global. Menjëherë pas fjalimit të inaugurimit të tij, reagimet kanë qenë të shumta ku spikat videokomunikimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij kinez, Xi Jinping. Mediat në perëndim kanë zbardhur diskutimin ku është folur për zhvillimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës strategjik, një hap që është nxitur si politikë mbrojtëse nga qëndrimet dhe paparashikueshmëria e Trump.

Në këtë kuadër, në pozitë inaktiviteti mbetet Europa, një pol demografik dhe ekonomik që përmbush të gjitha kushtet për të qenë fuqi ndikuese dhe diktuese në një botë që nuk po pëlqen më t’i bindet rendit ndërkombëtar. Efekti “Trump” mund të jetë pozitiv këtu, pasi ai mund të katalizojë një bashkëpunim të ri në kontinent, me kushtin që ambicia për të qenë në vend të parë të vazhdojë të mbetet. Ose ky efekt do të përcaktojë fundin e Europës që njohim dhe me gjasë dezintegrimin e saj faktik në dekadat që po vijnë. 

I parë kështu, Trump mund të kapitalizohet në dy drejtime dhe për këtë ai duhet vlerësuar si një forcë me ndikim historik. E vetmja gjë që nuk duhet të ndodhë është mosveprimi, për të cilin Europa shquhet. Mbetet për t’u parë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.