Apologjia e Arvanitit

Postuar në 22 Nëntor, 2024 16:53

intervistën e Eda Derhemit me titull: “Arvanitishtja nuk mund të shpëtohet, por dokumentohet. Arbërishtja do jetojë më gjatë”, realizuar nga kolegia Eleana Zhako, postohet një koment me titullin: Aplologjia e Arvanitit. Shkruar nga autori Dhimitër, me një shqipe të dialektit arvanit – shpresojmë të mos kemi bërë ndonjë faull logjik këtu – komenti origjinal ka një frymë dialogu dhe replike. Po e nxjerrim më vete nisur edhe nga fakti se i shkon për hise tezës së Derhemit se “nuk u vë dot kush faj njerëzve. Janë institucionet që trazojnë ujërat”.

***

Kalimera zona Eda! Ju fharistís shumë par kjo interviste shumë interesante. Unë jam Arvanit nga një fshat afër Alexandroupolnë në Elladhët. Gjuhën s’ e di shumë mirë, dhe këta që di e mësojta kur ishnja më i math në fshatin tim me pleqtë se e kishnja endhjaféron (=interes). Allà ùte (=as) s’ kuvendonj si neve e pàstër, e tërzonj shumë dhe me Shqipën standarte. Kjo ishtë realisteti i një Arvanit 33-vjeç që rron jasht Elladhës. Do ju them 2-3 këvënde sepse s’ e them dot per ghithë këta që shkroni, janë shumë!

Unë dua të them që “reagojmë habitshëm” se s’ kemi ku të mbajmë. Provlima më i math për mua janë relacionët që kanë shtetin grek dhe shqiptar. Më e shumëtit nga Arvanitët, ju them me sighurjà (=sigurisht), duam një lidhjë më e mirë me Shqipërinë. Por ku ishtë provlima? Si e thatë shumë mira: Në fakt, s’u vë dot faj kush “njerëzve”. Provlima janë shtetet dhe media. Apotelesma të këtila sot ishtë që enë thua që je grek, je aftòmata (=automatikisht) anti-shqiptar, dhe enë je shqiptar, je anti-grek. Ashtu ishtë verteta. Shteti Shqiptar ka lidhje të mirë me turqinë, dhe ato ishte provlima për Arvanitet, sepse Arvanitët thonë që kanë polemis (=luftuar) turqit. Edhe Skendërbeu s’ ka luftuar turkut ? Familja ime ishin maxhire (=refugjatë) në marabet (=luftë) greko-turke e 1922 dhe «Shkëmbimi i popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë». Ritorikija (=retorika) zyrtare dhe populore, ishtë edhe kjo, shumë provlimatiqi.

Retorika që kanë shumë Shqiptarët (edhe sebep nukë e kane Shqiptarët, po, papa: shteti dhe media!) ishtë shumë herë retorika e Marin Memës, Agron Dalipajt, Eleni Koçakit… ata janë në media, normal ishtë që prandaj ketä do mësonjën edhe njerëzit. Ata pseudo-shkencëtarët janë turp për gjuhësinë dhe na dhimjurghís (=krijojnë) provlimat të mbëdha për komunikim mes neve. Këto fenomene e kemi edhe në Elladhët, po s’ e kemi në televize dhe kanalja të mbëdha si Top Channel dhe Euronews. S’ ka epistimones (=shkencëtarët) serioze Shqipëria?? Si s’ ka! Plot ishtë! Po pse nukë janë në media?? Mos ka sebep kapitalizmi? Jetër muhabet kjo…

Pastaj, si Arvanitet, ùte (=as) modeli Italjan e Arbëresheve s’ na bën, edhe s’ na pëlqen… kur vajta në Pianën në Sikeli, pashë flamurnë e Shqipërisë edhe e Kosovës, shqiponjën në stil Shqiptar mbrapa në jelekët dhe në plisat dhe rrobat tradicionale e burrave. Tabelet që kan shkruajtur “Bashkia” dhe “sheshi”, të këtila s’ janë këvënde Arbëreshe po janë Shqip standart. Them gënjeshtra? Fëmijët në skóljot (=shkollë) që s’ mësonjën Arbërishtja “e pastër”, po një loj “arbëroshqip hybrid”… Prosopika (=personalisht), vërtet, s’ kam provlima me ghithë ata që thashë. Po, sinqerisht, ç’ punë kanë këta me kulturen Arbëreshe? Kjo ishtë si një kolinizim të ri! Tashi, enë ashtu duanë Arbëreshët, OK, cili jemi neve Arvanitet të themi që ç’ ishtë korrekt dhe ç’ s’ ishtë? Per Zotin. Unë do i them edhe një “bravo”, sepse, si e thatë shumë mirë: “Arvanitishtja nuk mund të shpëtohet, … Arbërishtja do jetojë më gjatë”. Po, të jemi ede pakë realistés, ky modeli s’punon dot në Elladhët. Po edhe neve Arvanitet s’ e duam kështu. Prandaj që “reagojnë habitshëm”. Prandaj që “besimi i arvanitëve, se ata me Shqipërinë nuk kanë të bëjnë.

Me gjithatë, s’ dua të them që një retorika ishtë korrekt edhe jetri nuku ishtë korrekt.  Atë që të gjithë lips të shohëm qartë, ishtë verteta: politika ethnike i bën shumë zaràr në Arvanitishtja në Elladhët. Enë duam, me sinqeritet, me vërtet dhe besë, të shpëtojmë gjuha e Arvaniteve në Elladhët, lips të jemi realistes, të ndjenjëm që jemi brënda në shtetit grek, që Arvanitët duanë të janë grek (edhe janë), që edhe shtetin grek i dua si grekët, që Arvanitët nuku duanë provlima me shtetit grek se edhe atje e kanë shtëpitë dhe të gjithë gjerat, edhe ashtu të punonjëm sinqerisht me gjuhën.

Mos harroni që 25-40 vjet më parë, Arvanitet kishin punuar shumë me kulturën dhe gjuhën e tyre. Ish epohi (=epoka) e Arvanitikos Syndesmos Ellados dhe i Aristidhit Kollias. Kishim periodhikà (=revista), kartët, vivlía (=librat), dhe lidhjë shumë të forta me Arbëreshët e Italias! Pse u sos kjo puna? Ç’ u bë? Hyri politika në lojë. Atje që Arvanitikos Syndesmos ish një institucion politismiqi (=kulturore) dhe gjuhësore, hyri politika në lojë, dhe ashtù u sos lojë, u sos dhe Kollja, dhe e humbëm lojën! Prandaj, le ta mësojmë nga parelthonë (=të kaluara), le ta lëmë politiken, le të jemi i zgjuar kët herë, dhe të punojmë me gjuhën, të shpëtojm gjuhën! Asnjë thotë që Valonìa (<Wallonie) ishtë Ghalìa, asnjë thotë që Elveti (=Zviceranët) janë Itali (Italianët) i Ghermani (Gjermanët). Po atà në fund kanë edhe gjuhën e tyre edhe s’ kanë asnjë provlima.

Mendonj që me vitra, gjerat ndryshonjën. Tashi kemi një ghenjà (=brezi) që s’ kanë turp të thonë që janë Arvanite. Jemi një ghenjà që s’ e jep shumë simasìa (=rëndësi) në këvënde si “ethnos” (=komb). Edhe ishtë më mirë kështu, sepse në fund fundit, të gjithë nga Eva dhe Adam s’ jemi? Mund që, edhe me idhées (=idetë) Evropjànë, që ka slogan “united in diversity”, do jemi edhe me afër daha, dale nga dale. Po, do kemi edhe kohën të shpëtojm gjuhën e Arvaniteve pëstaj, i (=ose) do jetë shumë vonë? Unë dua të prospathisëm (=provoj) edhe një herën e fundit. Duam të kemi më shumë lidhjë me epistimones (=shencëtarët) si yve, do na ndihmontë shumë.
Me respekt, Dh.

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Teme e ndjere dhe e shkruar me vertetesi tronditese, shume e qarte dhe tregues se dhe ca kohe arvanitishtja nuk do vdese.
Po munde, mbaje ne faqe deri ne 28 nentor, po munde, se eshte shqiptarizma me e shendetshme qe kam pare per shume kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.