Kur të arrestohen gazetarë milionerë do flitet për lirinë e fjalës?
Po diskutohet prej dy ditësh mënyra sesi u arrestua ish-presidenti i Republikës Ilir Meta. Pati edhe një reagim të ministrit të Brendshëm Hoxha që mbronte mënyrën e ekzekutimit të një vendimi të prokurorisë.
Akti i policisë mund të japë disa mesazhe mes të cilëve edhe ai që po celebrohet më shumë: poshtërimi i Ilir Metës që ka luajtur me imazhin e kapedanit që nuk preket me dorë. Dhe këtu mësimi është se askush nuk është i paprekshëm.
Ne tani kuptojmë se Ilir Meta u çmend për t'u budallallepsur ndërkohë që po ecte në rrugë qorre. Çështja megjithatë është se gëzimi për eliminimin politik të tij duke asgjësuar atunë e paprekshmërisë ka diçka shumë perverse. Sepse ata që sot akuzojnë dhe bëjnë moral kanë qenë shërbyes të tij. Morën gurin ta qëllojnë dikë që duhet të ishte me kohë në burg ose para drejtësisë.
Jo vetëm kaq. Gazetarë që po shpallin me gëzim rënien e një të korruptuari, janë vetë të tillë. Madje janê ndër ata që i kanë dalë në rrugë vendit. Me vila, me pagesa të padeklaruara nga ente publike në formën e publicitetit, me makina të shtrenjta, pushime të paguara dhe mani për luks që nuk përkon as me të ardhurat dhe as me etikë e profesionit.
Shërbëtorë të bindur të çdo borderoje, me familjarë të rregulluar përmes flirtit me pushtetin. Që duhen hetuar po kaq sa Ilir Meta. Askush nuk do flasë për lirinë e shprehjes sepse ajo ka kohë që është një procedurë gjobvënieje. Të gjithë kanë marrë lekë nga Ilir Meta dhe kanë ndërruar pronarin.
s.zaimi
Comments
Flet edhe K Spahiu nga
Flet edhe K Spahiu nga Gjermania.....
Sa e kishte rrogen ky Kreshnik qe arriti te blinte nje vile atje ne Gjermani dhe ku tashme jeton e na flet per korrupsion?
Vila blihet kollaj nga nje
Vila blihet kollaj nga nje gazetar qe ka nje emision ne TV sot. Nje gazetar qe ka nje rroge te deklaruar 7000 - 12 000 Euro (te tille nuk jane pak) nuk e kane ndonje gje te madhe te bleje nje vile. I duhen disa vjet pune dhe mund te bleje nje vile 5-600 mije euroshe krejt rregullisht. Mos te flasim si ne 46.
Problemi eshte per ate qe merr leke te pa deklaruara, qe pervec ketyre ka edhe 4-5 gazetare te tjere te cilet nuk punojne pa lek, dhe ne total i bie qe duhet te kete shpenzime qe e kalojne 25.000 euro ne muaj. Ky ku i gjen keto leke muaj per muaj.
para pak muajsh doli nje liste e gjate me paga e te ardhura, qe na futi friken te gjitheve.
Më 1946 nuk flitej, Veprohej.
Më 1946 nuk flitej, Veprohej. Ka dallim.
E dyta me 500 - 600 mijë euro vilë në një vend si Shqipëria, mendoj se nuk quhesh më as gazetar dhe as k besueshëm.
E treta, shumë kurioze sesi ata qê bëjnë moral duan vila dhe madje afër politikanëve të cilë i quajnë shkak për gjendjen ku jemi.
https://www.mcntv.al/node/208028
Shikoje pak analizën e gazetares Xama: nuk ka shkelje ligji thotë. Sigurisht. Edhe Baton Haxhiu kur e blinte me 4 fish më poshtë nga Samir Mane vilën nuk po bënte shkelje se nuk është aq budalla. Por si mund të besoj unë dikë që ka transaksione preferenciale dhe personale për Vila me një individ si ky Samir Mane? Apo po flasim si më 1946 sërish?
Add new comment