Origjina e fenikasve/Konstatohet haplogrup europianësh në ADN-në e një fenikasi 2500 vjet të vjetër

Postuar në 26 Maj, 2016 17:57

Fenikasit, të paktën kolonia e tyre në Kartagjenën e famshme, aty ku sot është Tunisi, ka gjasa të jenë me origjinë europiane. Përgjithësisht është menduar se fenikasit kanë origjinuar nga Libani i sotshëm dhe janë lidhur me popullsitë semite, por një rindërtim i genomit mitokondrial të një fenikasi të vjetër 2500, i quajtur si “Djaloshi nga Byrsa” apo “Ariche”, ka konfirmuar ekzistencën e një haplogrupi – grup genetik me paraardhës të përbashkët - shumë të rrallë europian që e lidh linjën amësore të tij me popullsi që kanë banuar sipas gjasave në gadishullin Iberik. Rindërtimi i genomit u realizua nga një ekip i universitetit i Otagos në Zelandën e Re dhe aty u konstatua ekzistenca e haplogrupit U5b2cl, e dhëna më e hershme për ekzistencën e tij në Afrikën e Veriut. Ky haplogrup konsiderohet si ndër më të hershmit në Europë dhe lidhet me popullsitë gjahtare. Është shumë i rrallë në popullsitë e sotme, gati në nivelin e 1% dhe haplogrupi i individit të analizuar afrohet më shumë me portugezët e sotshëm. Ndërkohë nga analiza e 47 individëve nga Libani, asnjë prej tyre nuk rezultoi të kishte haplogrupin në fjalë. Ky haplogrup është hasur më parë në eshtra indiviodësh të gjetura në një sit arkeologjik në Spanjë.

Fenikasit kanë patur një ndikim të madh në Mesdhe. Ata janë përdoruesit e parë të alfabetit dhe arritën të ndërtojnë një perandori tregëtare me qendër Kartagjenën, e cila u likujdua nga përballja me Romën. 

 

http://phys.org/news/2016-05-ancient-dna-phoenician-carthage-european.html

Comments

Submitted by Ervin (not verified) on

Interesante...dmth jemi te gjithe nga Somalia e ardhur ne evrope 25000 vjet me pare. bravo gazetari

Submitted by Anonymous (not verified) on

po igniotanti...prej andej jemi biles me shume nga kenia...vetem jo me shume se 30 mije vite me pare...po ignioranti...edhe se nuk te perlqen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.