Epidemi rezolutash/Beogradi do kërkojë shpalljen si Genocid të veprimeve gjermane dhe kroate në LIIB

Postuar në 18 Maj, 2024 15:21

Kaosi duket se po afron për mbarë rendin ndërkombëtar nisur nga kërkesat për revizionim të historisë. Nëse deri më dje Lufta II Botërore bashkonte fituesit mbi një normë humanizmi dhe anti-totalitarizmi, sot kjo po ndan. Rusia është duke përgatitur një draft rezolutë për në OKB që i shpall vrasjet nga gjermanët të rusëve dhe sovjetikëve në LIIB si genocidale. Një akt ky që vendos demarkacion të qartë në Europë. Modelit në fjalë do t’i bashkohet edhe Serbia. Presidenti Aleksander Vuçiç, ka deklaruar para një takimi me patriarkun Porfirije dhe kreun e Republikës Srpska, Dodik se Serbia do të kërkojë një rezolutë për veprimet e nazistëve ndaj serbëve dhe ustasjëve në kampin e Jasenovacit.

E kotë ta themi se kjo do të hapë shumë çështje për Turqinë dhe disa fuqi perëndimore lidhur me armenët dhe të tjerë

ka thënë ai që e ka lidhur aktin e pritshëm me “sjelljen e disa fuqive botërore ndaj serbëve”.

Ngjan një politikë groteske nëse mbajmë parasysh se Rusia dhe Serbia si pjesë e Federatës Jugosllave janë fuqi fituese të LIIB dhe kanë qenë formalisht pjesë e Gjyqit të Nurembergut.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Eshte thjeshte nje moment i kaosit, perndryshe te perhershem te rendit nderkombetar. E kam fjalen per te drejten, sipas urtesise se grekeve te lashte, qe nuk rri asnjehere ne te njejten ane, por leviz sa nga njera ane ne tjeren, sipas dinamizmit te evoluimit te shoqerise njerezore.
Ja prsh, sllavet e jugut ishin viktima kur u detyruan te emigronin ne juglindje te Europes, apo ate qe e quajme Ballkan sot; mirepo, me te mberritur ketu, viktimat u shnderruan ne dhunues ndaj banoreve vendas; dhune qe zgjati ne shekuj; me pas, ne kohen e otomanizmit u shnderruan, pak a shume te themi, perseri ne viktima, per t'u rikthyer fuqishem si dhunues ne shekullin e XIX; dhune te cilen e ushtruan per me shume se nje shekull e gjysem ... derisa , perseri ne nje fare menyre, u shnderruan ne viktima!
Ky eshte nje shembull i nje paterni mbareboteror, ne fakt.
Nga pikepamja grafike, kjo me kujton ato hartat qe jepen ne vido ne youtube me xhirime te pershpejtuara, te historise politike te Europes , nga antikiteti deri me sot.
Megjithate, ruset dhe serbet e kane shume te theksuar ndjenjen e viktimizimit.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dori. I shohim krejt ndryshe gjerat. Ky eshte rasti kur biem dakord. Viktimizimi i serbeve. Prandaj dhe shteti i Kosoves duhet te kete nje qasje delikate me situaten per te mos i dhene asnje sebep.

Submitted by Aqif (not verified) on

Mire do te behet, me keq jo se jo. Po Afrikanet? Keta nuk jane njerez? Genocidet e Italise ne Etiopi, Eritrea dhe Libi?
Genocidin Gjerman ne Namibi. Genocidin Britanik ne Kenya. Genocidin Frances ne Sahel dhe Algjeri e keshtu me rradhe.
Dhe mbi te gjitha, Genocidin Kosovar mbi serbet etnike ne Kosove dhe Metohi pergjat LIIB. Bijte e ballisteve dhe te pjesetareve te Devisionit famekeq SS Scanderbeg harrojne krimet e tyre mbi jahudite dhe serbet qe baballaret kryen, mbi 40mijd serbe etnike u shpengulen me force ose u masakruan nga ballistet kosovare.
Kombi kosovar t'i falet tek varri Titos ose t'i ndertojne nje tyrbe sic ia ka ndertuar Sulltan Muratit ne Obilic sepse mbsa LIIB kapitullin e ketij Genocidi ndaj serbeve dhe jahudive e mbylli per bashkim-vellazerim komunist.

Parlamenti kosovar cirret per viktimizim kur ne kolltuqet e tij ka te ulur kriminel lufte, biles njerin prej tyre e beri Kryeminister me pare, person ky qe pervec serbeve, romeve ka vrare (ndoshta me shume) edhe kosovare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.