Britania largohet edhe nga Erasmus+

Postuar në 05 Prill, 2024 17:05

Britania e Madhe do të largohet nga skema e shkëmbimit studentor të BE-së Erasmus+. Shkak i vendimit janë bërë aftësitë e dobëta të britanikëve në gjuhët e huaja, të cilat e kanë bërë anëtarësimin shumë të shtrenjtë për t'u justifikuar.

Për shkak të përvetësimit të ulët të skemës nga studentët britanikë në krahasim me kombësitë e tjera - i kushtëzuar nga aftësitë e dobëta për të mësuar gjuhë – Lodrës i duhet të paguajë gati 300 milionë euro më shumë në vit sesa merr.

Vendimi vjen në një kohë kur organizatat rinore në të dyja anët e kanalit kanë rinisur përpjekjet që Britania t’i bashkohet sërish skemës.

Nick Leake, diplomat i lartë veteran në Britani, i cili ka përfaqësuar qeverinë britanike në një takim të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), thotë se në sesionin e seksionit të marrëdhënieve të jashtme të mërkurën, delegatët miratuan një rekomandim që i bën thirrje Komisionit Evropian të "forcojë negociatat me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për riintegrimin e plotë të saj në Erasmus+".

Komiteti vuri në dukje se pozicioni ishte "mbështetur zyrtarisht dhe fuqimisht nga Forumi Rinor Evropian dhe Këshilli Rinor Britanik, si dhe nga shumë organizata rinore në të gjithë Britani dhe BE". Raporti u miratua pothuajse unanimisht, me 77 vota pro, zero kundër dhe një abstenim.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po qe Greqia e lepiu ate qe kishte peshtyre nuk eshte me lajm? Apo nuk ju leverdis. Teveqele.

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Peshtymen e vet lepiu. Po Shqiperia sa bythe me mute lepin? Nuk i dihet numri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.