SPAK? Pakicë e zhurmshme!

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 12:34

Lajmi tani ka dalë. SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste për çështjen e inceneratorit të Tiranës mes të cilëve figuron edhe një drejtor i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit. Interesante megjithatë që ky drejtor të ketë firmosur për një vepër prej million eurosh pa dijeninë e titullarit të institucionit. Megjithatë duhet pritur ende të shihet akuza dhe formulimi i saj për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkohë z. Veliaj është një ndër të akuzuarit kryesorë në media për inceneratorin e Tiranës, i aluduar si përgjegjës për shkeljet edhe nga ish-zv.kryeministri Ahmetaj, apo nga drejtuesit e Partisë së Lirisë. Patjetër pakica të zhurmshme që i zënë rrugën një punëtori të palodhur, të dashur nga shumica e heshtur. Të shpresojmë që mos të dalë edhe SPAK një pakicë e zhurmshme tani që prangat e tij erdhën në Bashkinë e Tiranës, propaganduar si tempull pune dhe model i së ardhmes. Suksese!

s.zaimi

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Pa arrestu Berishen, SPAK ka nje autoritet tw shurrosur.
Suksese

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.