Maidani nuk funksionoi në Serbi. Nuk kemi armë zanore
Presidenti serb Aleksander Vucic ka dhënë sot një mesazh të qartë për atë sesi e sheh ai qëllimin e protestës së studentëve që kulmoi më 15 mars. Përmes një videoje në Instagram, Vucic ka shprehur krenarinë sesi shteti serb ruajti stabilitetin pavarësisht atyre që ai i quajti “përpjekje të panumërta për destabilizim dhe gërryerje të paqes”.
Vucic ka deklaruar se “Maidani nuk funksionoi në Serbi”, një interpretim ky që i bën jehonë qasjes ruse për revolucionet me ngjyra, duke ripërcaktuar kështu një politikë të njohur për Serbinë.
Vucic, dhe bashkë me të edhe kryeministri në ikje, Vucevic kanë hedhur poshtë akuzat se gjatë protestës është përdorur armë zanore, një akuzë për të cilën madje u shpreh se është gati të kërkojë asistencën e FBI-së, por edhe FSB-së ruse për kryerjen e verifikimeve të rastit. Vucevic ka cilësuar si aspektin më pozitiv të situatës faktin se asnjë institucion nuk u sulmua, edhe për shkak se siç tha ai “grupi separatist i Novi Sadit u identifikua”.
Add new comment