Askush nuk e di si mund të zgjidhet kriza në Serbi

Postuar në 02 Mars, 2025 14:23

Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picuila ka deklaruar se politika e BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor është e gabuar.

BE-ja ka qenë shumë bujare dhe dorëlëshuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sidomos Serbisë, duke alokuar aty fonde shumë të mëdha, por kemi marrë në këmbim shumë pak në forcimin e institucioneve demokratike

citohet ai.

Picula ka folur për stabilokraci dhe pas një vizite triditore në Serbi, ku ka zhvilluar një sërë takimesh, ka pranuar se:

Askush nuk e ka të qartë sesi mund të zgjidhet kriza e tanishme në Serbi

Sipas tij fakti që lëvizja studentore është shndërruar në një lëvizje masive qytetare ilustron nevojën e një emancipimi të ri shoqëror, por duke qenë se organizatorët refuzojnë të kontaktojnë me autoritetet dhe opozitën institucionale, e bën të vështrië artikulimin politik të kërkesave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.