Të bërtasësh "e vetmja rrugë" edhe pas 12 vjet plaçkitjeje!

Gjatë punimeve të Asamblesë së disa njësive bashkiake në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera se:
Është e studiuar se kur një vend dhe një shoqëri angazhohen në luftën kundër korrupsionit rritet perceptimi i korrupsionit dhe e dyta, rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe dhe nga një thashethemnajë që është ajo që jetojmë sot. Nëse ka korrupsion, ka në garat për fondet, tenderat sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Këtë e thotë BE përmes strukturës së vet që merret me analizë faktike. Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimeve publike me 80 pikë, vendi i dytë me 71 pikë, pastaj vijnë të tjerë…
Nëse nuk e voton PS nuk ka shans që në këto 2 vite e pak të mbetura për të plotësuar objektivin e transformimit të kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjën të mos o zotshtmit, këneta. Është momenti kyç në historinë tonë. Duhet të jemi gati siç kemi qenë që tani.
Dy letra na kanë ardhur për hapjen e grupkapitujve. Është hapur një derë dhe duhet të hyjmë brenda. Është diçka që e përjetoj si hakmarrje. Hakmarrje për poshtëritë, cfarë kanë hequr shqiptarët, për fëmijët tanë që duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Është një ndryshim kolosal. Amerika i tërhoqi ushtarët që kishtë sjellë për të mbështetur SPAK-un, kush e mban SPAK-un tani?
Zoti Rama po shantazhon dhe ky është mesazhi i tij i vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Ai po shantazhon duke harruar se përballë vetes dhe shqiptarëve risolli Sali Berishën të cilën dikur deklaroi me të madhe se e nxori në pension.
E vetmja ambicie që ka ky njeri është të vjedhë historinë e këtij vendi, me një anëtarësim të pritur më 2027-n, që nëse ndodh do të duhet t’ia njohim Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit, politikat e të cilëve detyruan BE-në të përshpejtojë vendimet e veta.
Zoti Rama ka dështuar në qeverisjen e vet, ai është koshient për këtë. Mënyra sesi do të gënjejë, e ilustron më së miri këtë. Mënyra sesi mbron të vetëtm me prezumim pafajësie konfirmon vetëdijen se për çfarë Shqipërie flasim dhe ku jetojmë.
Është kurioze të shihet se kur do të jetë njëherë i sinqertë ky njeri, i cili nuk ka për t’I shpëtuar ligjësisë së paradoksit të historisë. Pavarësisht se kur historia do t’ia rezervojë momentin. Por nëse ka një gjë që është jeta jonë e përditshme dhe për të cilën nuk ka raport ta tjetërsojë, është se qeverisja e këtij individi jo vetëm shpërbëri raportin tonë me vendin, por ajo ka përcaktuar fundin e Partisë Socialiste. I vetmi lajm i mirë në të vërtetë nga 12 vjet plaçkitje.
s.zaimi
Add new comment