Scholz bllokoi 3 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Në ikje e sipër, kancelari gjerman, Olaf Scholz, përballet edhe me disa “akuza” për bllokim të një ndihme prej 3 miliardë eurosh ndaj Ukrainës.
Lajmin e ka bërë të ditur revista “Spiegel” sipas të cilës propozimi u bë nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock dhe ai i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe përmes tij sugjerohej furnizimi i Ukrainës me sisteme kritike, përfshirë bateritë Iris-T për mbrojtjen ajrore.
Plani është përpunuar menjëherë pas kolapsit të koalicionit qeveritar në muajin nëntor, por ai është bllokuar nga Scholz që është shprehur përherë se nuk do që Në Rusi të përdoren armë gjermane për shkak të sentimenteve të Luftës së Dytë Botërore, por edhe për ndikimin që mund të ketë një vendim i tillë në votuesit gjermanë.
Add new comment