Vuçiç rrezikon burgun ndaj rotacioni do vijë nga rruga. Serbia është në luftë

Postuar në 06 Dhjetor, 2024 10:38

Protestat kundër Aleksander Vuçiç në Serbi nuk po ndalen. Dhe duket ee fati ushqen vazhdimisht me arsye për të protestuar.

Vrasjet në seri vitin e kaluar, manipulimi zgjedhjeve, Jadari dhe tani incidenti i Novi Sadit. Çfarë është e rëndësishme është pjesëmarrja në protësta apo si opozitarë e njerëzve të botës akademike në to, një shembull ky domethënës krahasuar me heshtjen servile të të ashtuquajturve intelektualë në Shqipëri.

Zgjidhje duket se nuk janë zgjedhjet, që sipas ish-ministrit serb për Policinë, Bozo Preleviç, janë një territor komod për Vuçiç. Termat e përdorur janë shumë të rëndë në fakt, dëshpërimi është i tillë që në Serbi po flitet për luftë të brendshme.

Jemi në një luftë serioze, e tillë që do të përfundojë në rrugë pasi në lojë janë gjëra shumë të mëdha. Shikoni si u larguan nga pushteti Koshtunica dhe Tadiç, ata nuk shqetësoheshin se do humbisnin lirinë. Për këtë qeveri në lojë është burgu agatgjatë.

Ndaj, kur Vuçiç kollitet çarterat ne aeroportin e Surcin ndezin motorrët. Kur ai thotë se ka bërë milionerë anëtarët e Partisë Progresive, çështja këtu nuk është partia në vetvete por njerëz që mbrojnë qindra milionë euro që kanë fituar

është shprehur Preleviç në një intervistë.

Sipas tij, presidenti serb do të japë opsionin e zgjedhjeve të reja sepse ai e di që nuk mund t’i humbasë ato me kushtet e tanishme dhe faktin se opozita nuk ka akses në media. Teknikisht demokracia serbe nuk po funksionon për të dhënë një zgjidhje politike ndaj Preleviç thotë se opsion mbetet rruga.

Protestat në rrugë do të mbeten opsioni i fundit vetëm pas manipulimit të zgjedhjeve dhe ndonjë tragjedie të madhe.

Por duhet të kuptojmë se kundër kujt jemi. Është një qeveri shumë e pasur me fonde të zeza, që nuk e ka problem të shesë drogë, kontrollon mediat dhe grupet paraushtarake dhe është vënë në qoshe.

Për ta mposhtur këtë hidër duhet një organizim superior. Duhet fuqizuar grupi intelektual që e lufton, të ketë qendër, drejtim, të mos jenë vetëm komentatorë

ka thënë ai.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.