Mbytet në port nëndetësja më e re bërthamore në Kinë

Postuar në 27 Shtator, 2024 13:21

Nëndetësja më e re bërthamore e Kinës është mbytur ende pa u lëshuar në det. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat u referohen burimeve të tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur që në maj, por qeveria kineze është kujdesur që incidenti të mbetet sekret.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar i thanë Wall Street Journal dhe CNN se incidenti ka ndodhur në një kantier detar pranë Wuhan. Sipas Reuters, imazhet satelitore të marra në qershor tregojnë vinça në vendin kur duhej të ishte nëndetësja e ankoruar, çka flet për një operacion të mundshëm shpëtimi.

Bëhet fjalë për një nëndetëse sulmi, e para e gjeneratës së re Zhou, e cila ka një sternë të veçantë në formë X që rrit manovrimin e saj. WSJ tha se nëndetësja po bëhej gati për t’u larguar nga porti kur u fundos.

Mbetet ende e paqartë nëse nëndetësja kishte lëndë bërthamore në bord kur u mbyt ose nëse është boshatisur pas incidentit.

Zyrtarët amerikanë të intervistuar nga WSJ thonë se nuk është për t’u habitur vendimi i autoriteteve kineze për të mbajtur të fshehtë ngjarjen. Kjo ngre pyetje jo vetëm në lidhje me standardet e trajnimit të Kinës, por edhe llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e saj të industrisë së mbrojtjes, thotë njëri prej burimeve të WSJ.

Sipas një raporti të Pentagonit të vitit 2021, Kina ka marinën më të madhe në botë për sa i përket numrit, me një total prej rreth 355 anije dhe nëndetëse. Në vitin 2022, SHBA vlerësoi se Pekini kishte gjashtë nëndetëse raketash balistike me energji bërthamore, gjashtë nëndetëse sulmi me energji bërthamore dhe 48 nëndetëse sulmi me naftë. Pekini planifikon të zgjerojë në mënyrë dramatike marinën e tij mes tensioneve me SHBA-në mbi Tajvanin dhe një numër fuqish rajonale në Detin e Kinës Jugore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.