Vrasjet e Izraelit janë jo edhe aq të këqija. Faj kanë edhe të tjerët

Postuar në 18 Shtator, 2024 16:21

Nëntë të vdekur dhe 3000 të plagosur. Ky është bilanci i sulmit të organizuar të Mossad-it izraelit ndaj Hezbollahut në Liban. Sulmi u organizuar duke “minuar” pagers, pajisje të thejshta komunikimi të përdorura nga grupi militant islamik duke dëshmuar edhe njëherë aftësinë e shërbimeve izraelite për të vrarë në shkallë masive edhe jashtë territorit të vet.

Ndonëse zyrtarisht nuk është pranuar, thuajse të gjitha agjenicitë e lajmeve ia mveshin Izraelit. Dhe kështu në vend se të flitet për vdekjet dhe realitetin e një lufte që po ligjëron të drejtën ekskluzive të Izraelit – përndryshe Çifutëve – që të vrasin këdo në botë dhe mistifikohen si vrasës të përkryer. Histori pas historie jemi në botën kur nga një anë ka shtete që vrasin dhe shoqëri që vriten. Të parët janë subjekt ekranizimi, në rolin e heroit, të dytët tipikisht identikit i prapambetjes, varfërisë, injorancës dhe ligësisë, pra që meritojnë të vriten, ose së paku: bota nuk humbet gjë pa ta.

Megjithëse sulmi në Liban përfaqëson një paralajmërim për atë që është lufta sot, karakterin e saj urban, ndaj të cilës askush nuk ka një strategji reagimi, mediat në Perëndim kanë gjetur lajmin e duhur në këtë ngjarje. Pagers e përdorur nga Hezbollahu janë prodhura në Hungari.

Këtë e ka deklaruar një shoqëri tajvaneze, të cilën e citon “The New York Times” marrë mandej nga të gjithë. Kush është thelbi këtu? Thelbi është se pagersat e një grupi kundër Perëndimit dhe Izraelit janë prodhuar në Hungarinë e një autokrati si Orban që bashkëpunon me Rusinë nën sanksione dhe kështu fare qartë mund të shihet se çfarë pasigurish gjenerojnë sjelljet jo korrekte.

Harrohet këtu se Izraeli, një firmë private e këtij shteti, ka prodhuar një ndër softet më të suksesshëm të përgjimit, kuptohet produkt me nivel të lartë që është për të mirën e demokracisë.

Hipokrizia ka marrë tashmë pamjen e avokatisë së krimeve të panumërta nga një shtet që nuk është e qartë se ku dallon nga ata që i cilëson si terroristë, armiq e kështu me radhë. Sado e njëanshme të jetë OKB-ja, raportimet e zyrtarëve të saj se në Gaza fëmijët apo prindërit luten që “t’i lësh të vdesin”, e kanë një dozë vërtetësie. Është kërkesa ndoshta më e arsyeshme kur ke përballë një armik që e ka racionalizuar kaq mirë vrasjen. Hebrenjtë do të duhet ta kishin kuptuar këtë gjë më mirë se kushdo tjetër, por mesa duket njeriu kupton dhe mëson vetëm përmes përvojës së vet. Ai harron shpejt dhe kalon mandej në plan tjetër për të bërë pikërisht atë që ka pësuar dikur.

Lufta në Gaza, pavarësisht se ka edhe kjo legjitimitetin e vet nga Izraeli, shënon me siguri një pikë kthese për krimianlizimin e Holokaustit që në të vërtetë është shndërruar në një alibi për statusin e paprekshmërisë së hebrenjve, në një instrument imuniteti edhe ndaj politikave si këto që shohim tani. Të mburresh dhe krenohesh me aftësinë për të vrarë, këtë vetëm hebrenjtë e kanë si cilësi. Edhe ne patjetër.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.