Rusia paralajmëron dislokimin e armëve bërthamore drejtuar SHBA dhe Perëndimit
Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov ka deklaruar se nisur nga veprimet e Perëndimit, momenti që Rusia do të dislokojë armë bërthamore.
E konfirmoj, nëse - komandanti epror i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Ruse, Vladimir Putin – nëse ushtria jonë thotë se ne kemi nevojë për municion special mbi transportues të caktuar, atëherë kjo do të bëhet. Por ata do ta marrin këtë vendin bazuar në një gërshetim faktorësh. Nuk përjashtoj që do të vijë momenti kur do të ketë një nevojë të tillë
është shprehur ai për "Rossiya 1 Tv", referuar nga “Tass”.
Deklarata cilëson se në protokollet e sigurisë dhe planëzimit strategjik Rusia ka lëvizuar drejt opsioneve terminale që parashikojnë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo për shkak se aktualisht Rusia është informuar publikisht se SHBA do të nisë dislokimin e raketave të reja me rreze të gjatë veprimi në territorin gjerman, duke nisur që nga viti 2026.
Me këtë akt, presidenti rus Putin, paralajmëroi se Rusia do të hiqte dorë nga moratorium i njëanshëm për dislokimin e raketave të sulmit me rreze të mesme dhe të shkurtër.
Add new comment