Tregtia me Serbinë arrin në 311.4 mln euro. 167.7 mln euro surplus për eksportet serbe

Postuar në 22 Maj, 2024 15:24

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë në vitin 2023 patën një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2022. Kjo vlerësohet në mediat serbe sipas të cilave vëllimi vjetor arrit në 311.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 8% në krahasim me vitin 2022. Janë rreth 1200 kompani serbe që janë të përfshira në tregëti me Serbinë, ndërkohë që 24 kompani në pronësi të shqiptarëve veprojnë në Serbi.

Bilanci tregtar paraqitet në shifra të tilla: 239.5 milionë euro eksportet nga Serbia në Shqipëri, rritje me 11.6% krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që eksportet nga Shqipëria shkuan në 71.8 milionë euro, me një prirje të lehtë rënieje.

Surplusi në bilans eksportesh është 167.7 milionë euro dhe ati përfshin sektorë si prodhimi i mobiljeve, industri kimike, plastika, metalet dhe industria ushqimore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.