Kërkesë Rusisë: Na aneksoni!

Postuar në 27 Shkurt, 2024 18:34

Rebelët pro-rusë në një pjesë separatiste të Moldavisë po përgatiten t’i kërkojë Rusisë të bëjë me ta atë që bëri me Krimenë shumë vite më parë.

Sipas politikanëve vendas, kërkesa për aneksim do t’i paraqitet Kremlinit të mërkurën.

"Do t’i bëhet kërkesë Rusisë në emër të qytetarëve që jetojnë në bregun e majtë të lumit Dniestër", citohet Gennady Chorba, një politikan në Transnistria.

Një deklaratë e fundit e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, duket se ka nxitur qeverinë rebele drejt këtij vendimi. Lavrov tha pak ditë më parë se të drejtat e separatistëve pro-rusë në Transnistri duhet të respektohen.

Ndërkohë, në Perëndim kjo shihet si pjesë e fushatës së "luftës hibride" të Moskës për të destabilizuar Evropën.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA thotë se Putini po përpiqet të rrisë tensionin në Transnistria për të krijuar një "krizë të afërt politike" në Moldavi, shtet ish-sovjetik që dëshiron të bashkohet me BE. Ndërsa në Ukrainë janë pak ata që besojnë se aneksimi do të ndodhë, edhe analistët në Chisinau e shohin këtë si një zhvillim të pagjasë.

Alexandi Flenchea, ish-zv.kryeministri i Moldavisë, thotë se ky është vetëm një provokim për të parë reagimin e qeverisë së Moldavisë, por edhe atë të Kievit dhe Moskës.

Rusia ka rreth 2 000 ushtarë në Transnistri. Kjo e fundit ka 400 mijë banorë dhe ka qeverinë e vet, që prej viteve ’90, kur u shkëput nga Moldavia pas një lufte civile. Megjithatë, ekonomikisht ajo mbetet ende e lidhur me Moldavinë. Rusia e mbështet Transnistrinë me gazin falas, pensionet dhe kontrollin e forcave të sigurisë. Në Tiraspol, kryeqyteti i saj, flitet rusisht.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.