Greqia me ligj të ri për administrimin e plazheve
Mediat greke raportojnë se në Parlamentin e Greqisë është depozituar një draft ligj që synon të rregullojë shfrytëzimin e sipërfaqeve në bregdet, pas raportimeve të herëpashershme për shkelje dhe kaos.
Gazeta “Kathimerini” raporton se Ministria e Financës që është autore e draftit, propozon masa rregulluese si aksesi publik në plazhe, tranparenca në përdorimin tregtar të pronës publike, mbrojtjen e mjedisit, intensitetin e inspektimeve dhe sanksione strikte për shkelësit.
Drafti rregullon distancat minimale mes subjekteve që janë liçencuar, maksimumin e zonës së plazhit që jepet për shfrytëzim dhe siguria.
Gazeta thekson se nga komentet e bëra në kosnultimin publik vihet theksi te nevoja për uljen koeficinetit të shfrytëzimit ekonomik.
Add new comment