Më thonë ‘pse del të flasësh’? Nuk i duan figurat e reja!

Postuar në 01 Qershor, 2023 12:13

Sapo kam dalë kanë thënë pse del ky, pse flet ky. Se duan të flasin vetëm ata që kanë 30 vjet që dalin. Nuk duan figura të reja. Nuk duan zëra të rinj në këtë debat.

Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Nuk ka rëndësi për ne emri i përveçëm aq sa ka rëndësi fuqia që i japim votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot. Listat e hapura, vetting politik dhe kufizimi i mandateve janë tre tema që dua të ndaj në këtë moment ku gjendet Vlora dhe gjithë Shqipëria.

14 Maji është pika fundore e besimit te politika. Partia më e madhe e 14 Majit është partia e atyre që nuk shkuan për të votuar. Duhet të krijojmë hapësirën që të rinovohet klasa politike. Unë jam i bindur në momentin që hapim listën dhe partitë politike vetë dijësohen qytetarët do të vendosin

Këto ka deklaruar ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi në Vlorë. 

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Nganjehere me duket se mekati i vetem i madh i Bashes eshte paburreria e tij. I pati te gjitha; do te ishte bere Kryeminister ne 2021 po te kishte gjetur menyren me optimale te bashkepunimit me LSI-ne; faji kryesor per kete eshte i tiji, dhe kjo ka lidhje me burrerine; ne raste te tilla vendimet e veshtira jane ta pashmangshme dhe kjo eshte pune per burrat ( gjithmone ky cilesim per karakterin e forte, pa asnje nenkuptim gjinor). Vendimi per perjashtimin e Berishes i vuri vulen paburrerise se tij. Sidoqe te jete e verteta per rrethanat kur e mori kete vendim fatal, paburreria e tij duket sikur ulerin. E detyruan amerikanet - eshte i paburre; e detyroi Rama, me ate ceshtjen e parave te lobimit ne prokurori - mos pyet fare; e keshilluan ai soj keshilltaresh qe ne 2017 Berisha do ti quante "keshilltare te keqinj" (te Bashes) - prape del i paburre, sepse jemi ne rastin ripik kur pyet 100 e besoji ndergjegjes dhe arsyes tende. Shkurt e me pak fjale, i vuri sterkembeshin vetes.
Ajo qe me ben pershtypje eshte se ne dallim me "karrigethyerit" ne dekada ne PD, ky eshte, per ironi dhe paradoks bashke, mbase me i favorizuari sa i perket mbeshtetjes ne elektorat; pak vertete, por me shume se Patozi, me shume se Bamiri, me shume se Jozefina. Mbase edhe mund te jete si pasoje e vules dhe logos, qe per kete arsye edhe i mban peng; por ne qofte keshtu del edhe me i paburre se ne te gjitha rastet e tjera te marra sebashku.
Per mua, Basha eshte nje zombi politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.