Delimitimi i ujërave detare/Ndërprerja e negociatave të vitit 2018, e dëmshme për Shqipërinë

Postuar në 13 Maj, 2023 22:53

Në një intervistë në MCN Tv studiuesi Hektor Ruci, ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare ka folur mbi opsionet që janë aktualisht në tryezë për marrëveshjen e detit me Greqinë. I pranishëm në aktivitetin akademik në Selanik, Ruci ka theksuar se në atë takim u evidentuan disa qasje interesante. 

Nga ana tjetër pozita negociuese e Shqipërisë është përmirësuar për shkak të ligjit për kufirin dhe vendosjes së vijës së drejtë bazë e cila krijon premisa për përfundim më pozitiv. Lidhur me prevalencën e parimit të ekitësë që theksohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Ruci ka komentuar se më fakt ai është një ndër dy parimet e pranuara nga Konventa e Detit, krahas atij të përdorur në vitin 2009 që është barazlargësia. 

Çështja që mbetet tashmë për t’u diskutuar është kompromisi për dosjen që dërgohet në Hagë, ndërkohë që studiuesi ka nënvizuar se ndërprerja e negociatave të vitit 2018 ishte e dëmshme për Shqipërinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.