Jehona e "autonomisë strategjike" të Macron. Galuzin: Janë kushtet për një qendër pushteti Rusi-Europë
Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për autonominë strategjike nga SHBA, janë mbajtur shënim në Moskë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin është shpreur në një konferencë me akademikë me titullin: “Ukraina mes Rusisë dhe Perëndimit" se aktualisht janë rrethanat për krijimin e një qendre pushteti në kontinentin europian.
Prej dekadash është humbur mundësia për bashkëpunim konstruktiv me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë me synim krijimin e një qendre të pavarur pushteti në kontinentin europian si pasojë e hileve të Britanisë së Madhe dhe SHBA. Britanikët i janë trembur përherë një afrim mes Rusisë, Francës dhe Gjermaninë. Në këtë kontekst, përshkallëzimi i fundit i tensioneve mes Rusisë dhe BE-së ka shkuar në favor të anglo-saksonëve ndërkohë që sabotimi I Nord Stream -1 dhe Nord Stream – 2 ka demonstruar se sa larg ata janë të gatshëm të shkojnë ata që qëndrojnë kundër bashkëpunimit avantazhues mes Rusisë dhe fuqive europiane të sipërpëmendura
ka thënë Galuzin.
Kjo është përsëritje e një ideje të vjetër të Rusisë pas-sovjetike për një arkitekturë të re sigurie në Europë, elementi strategjik i së cilës është nxjerrja jashtë kontinentit e SHBA. Vetë kjo ide është një zbatim në rrethana të tjera i vizionit të Stalinit që me notën për Berlinin në vitin 1952, por që u kundërshtua nga Adenauer, një politikan që e pa SHBA si partner strategjik. Aktualisht rrethanat janë disi ndryshe, por e vërteta është se lufta në Ukrainë, rezultati i saj do të përcaktojë për të paktën dy dekadat e ardhshme se kush do të shfrytëzojë burimet në Europën Lindore, ndërkohë që një humbje e Rusisë e bën të pashmangshme hyrjen e Gjeorgjisë në NATO, që do të shënonte një avancim shumë të rëndësishëm të Perëndimit.
Add new comment