Kryeministri e zbardh më në fund: Amnistia fiskale, për "çunat e Londrës"

Postuar në 18 Dhjetor, 2022 16:43

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar se ai e do amnistinë fiskale për "çunat e Londrës". Në takimin e zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, zoti Rama ndër të tjera tha:

Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët me pasaportën e vendit ku kanë shkuar, për shkak të atij 1% që nuk është subjekt i një amnistie të tillë dhe që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance dhe demagogjie u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje, ecila është një nevojë për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme informaliteti kundër korrupsionit.

Dua t'i siguroj ata që janë në emigracion dhe vuajnë për të sjellë remitancat, apo vuajnë për të blerë një shtëpi që ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, me çdo të të drejtë që kemi për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja do ta kuptojë

Nëse referojmë shifrat, remitancat këtë vit kanë njohur rritje të madhe dhe nuk është verifikuar ndonjëherë të ketë pengesë për të bërë dërgesa të ligjshme këtu. Nga ana tjetër, nuk është e qartë sesi një amnisti në Shqipëri, ka vlerë edhe në vendet ku një shqiptar që po mban paratë në dyshek jeton, sepse vendi pritës nuk ka sesi të pranojë të ligjshme një pasuri të pajustifikuar pse kështu i shkrepet një farë Edi Rame në Tiranë.

Çfarë po lexojmë është se paratë e "çunave të Londrës” që dërgohen dorazi, do të sillen patjetër në Shqipëri sepse tani ka ndërtime shumë në Tiranë dhe në Durrës dhe ato duhen legalizuar që të injektohen në blerje. Kjo është historia e amnistisë të cilën më në fund kryeministri i zbardhi se çfarë është. Kjo është Shqipëria e nesërme, Shqipëria Adriatike që voton pasi ble. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.