PS-ja preket nga sindroma e prezumimit të pafajësisë
Sot u njoftua se në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit u zhvillua seanca paraprake për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar që dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Padyshim që zonja Qato ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë.
Zonja Qato nuk është vetëm. Pak ditë më parë ne dëgjuam për shtetasin Taulant me numër aq e kaq që dilte për çështje të rënda, që mund t’i përkufizojmë si shpërdorim jete.
Kemi të famshmin Damian Gjiknuri që e nisi karrierën e lartë me një zverdhje në Parlament për çështjen CEZ, vijoi me DH Albania, dosjen e përgjimeve elektorale pa folur për mbiemrin e tij që del në disa drejtime. Padyshim që z. Gjiknuri ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë. Përgjithnjë ndoshta.
Po Arben Ahmetaj? Apo çe do ta ngasim atë muhabet, se janë çështje në hetim.
Po Zdromsi i Tiranës?! Fallsifikues firmash, i akuzuar për vdekjen e një adoleshenti në media për aferën e një Landfilli. I pafajshëm si vetë Shqipëria!
Belinda, Agaçi, emra që të bëjnë për vete! Do me çdo kusht t’I njohësh! Sikur të dilnin pak kushërinj, s’do ishte keq! Se kanë traditë.
Elisa Spiropali. Ja një copëz e lezetshme e referuar si gjysmë e vërtetë nga ky person me rëndësi kombëtare:
Takova Elisën për një punë timen. Kisha kohë pa e takuar. Aty kuptova se në këtë botë ka njerëz të pasur dhe të varfër, jo të shëmtuar!!!
Shpirtërisht do shtonim Ne.
Lista mund të vazhdojë e gjatë. Ajo është kryesisht listë e partisë në krye të të cilës qëndron dikush që as di gjë, as ka parë gjë dhe që ankohet se sistemi korrupton njerëzit. Padyshim që edhe këta që përmendëm nuk janë të korruptuar. Aspak. Ata e shumta dyshohen si të tillë. Dhe edhe po kanë bërë diçka, e ka fajin sistemi i Sali Berishës. Ai ushtron ngasje te këta ekselentë dhe patriotë të mirë.
Sa për z. Rama. Ai ka zeje të tjera në hyqmin e fatit të vet: shqipshkrimi, fjalimi, veshja, piktura. Qeverisja është në fund. Me siguri që është ngopur duke u detyruar të mbrojë njërin dhe tjetrin, i kanë ardhur në majë të hundës. Edhe sepse asnjë nuk e kupton. Por edhe sepse të gjithë po plaken duke u dukur si më të pasur. Jo se janë, por duken. Sikundër për disa duken si të korruptuar, jo se janë, pas itë gjithë vuajnë apo janë prekur nga prezumimi i pafajësisë. Dhe duhet ta themi: janë të pafajshëm. Sepse edhe shoqëria e miraton atë që ata bëjnë. Për Shqipërinë.
s.zaimi
Comments
cufi@yahoo.com
O burr….!!!
kur vjedhjet behen me te drejta qe Hajnave ju a jep Ligji dhe VkM e tyre, te cilat si vjedhje jane te paligjshme dhe per keto akte PËRGJiGJET dhe Kryeministri …..dhe ata anetare te Grupit te Strukturuar Kriminal qe i miratojne formalisht (ministra e deputete) : me justifikimin:
” se keshtu vodhi Saliu e ne do vjedhim “ {thone se Shalsi eshte hidheruar qe nuk u zbatua porosia e ti qe do vidhnin me pak se Sala}
Add new comment