Ndërtim me sekrete i Dubait të Adriatikut

Postuar në 26 Nëntor, 2022 13:11

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar gjatë një replike me deputetin e PD-së, Agron Shehaj, se një ndër kompanitë e përfshira në projektin e Portit të Durrësit, ka përfituar një klauzolë konfidencialiteti me kërkesë të qeverisë shqiptare, për të “rritur” siç tha ajo, “sigurinë e kontratës”.

Rasti I fundit kur u prezantua një kontratë me klauzolë konfidencialiteti, ishte ai i blerjes së vaksinave kundër CoVid-19 nga kompania “Pfizer”, seria e parë e të cilave siç e dimë erdhi dorazi me torba. Siç edhe e do adeti në këtë vend e me këtë qeveri.

Megjithatë konfidencialiteti në rastin e vaksinës përligjet deri diku me faktin se Pfizer ishte poseduese e një bari imunitar të certifikuar dhe mbi të cilën gëzon pronësinë intelektuale dhe ekskluzivitetin, çka në nevojat immediate të një pandemie justifikohet të respektosh të gjitha kërkesat. Po në rastin e tanishëm çfarë ekskluziviteti dhe përgjegjësie të posaçme ka një kompani që nuk e njeh kush dhe nuk ka kredenciale të kapaciteteteve specifike në sektorin e ndërtimit të portit, aop të paktën sigurimit financiar?

Me siguri që e di qeveria e z. Rama. E cila edhe për vaksinën në fakt tentoi të mbulonte kërkesën për konfidencialitet të Pfizer e cila kishte të bënte me pasigurinë mbi efektet aftagjata të vaksinës, ndërkohë që një vend i tmerrshëm si Rusia p.sh me vaksinën e saj Sputnik, mori përsipër që të përgjigjej për çdo pasojë në vendin e parë ku eksportoi : Brazil.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.