Perëndimi duhet të sigurojë Rusinë se nuk synon shkatërrimin e saj
Historiani me origjinë ruse në Qendrën “Henry Kissinger” për Çështjet Globale, Sergey Radchenko, shprehet në një intervistë për greken “Kathimerini” se dy janë çështjet kryesore në Ukrainë: shmangia e përshkallëzimit dhe shmangia e rënies finale të Rusisë që mund të çonte në një luftë civile të brendshme në një vend me 6000 koka bërthamore arsenal.
Nga ana tjetër, Radchenko vë në dukje se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet të luajë atë që ai e quan “arma energjetike”, e provokuar nga sanksionet e rënda ekonomike, por që ai beson se kanë goditur më rëndë Perëndimin. Historiani kujton se nëse Putin mund të përballet hapur me protestat, Europa në krizë akute energjetike duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt, pasi pasojat e kësaj që po ndodh ende nuk perceptohen. Lidhur me arsyetimet e luftës në Ukrainë, Radchenko ka një qëndrim ndryshe nga ai që jemi mësuar të dëgjojmë.
Rusia është një lojtare shumë e dobët. Nuk ka një ideologji që ia vlen të përmendet. Kështu që nuk është një luftë e ftohtë. Është një luftë e nxehtë në Ukrainë. Një luftë pushtimi dhe dominimi nga ana e Putin. A po kërkon ai të restaurojë Bashkimin Sovjetik? Nuk mendoj. Por ai është i fiksuar me Ukrainën sepse ukrainasit e sfiduan…Rusia nuk do të ikë. Perëndimi duhet të konsiderojë politika që synojnë të komunikojnë me Rusinë këtë premisë bazike: që nuk kërkon rënien e Rusisë, që nuk kërkon të “dekolonizojë” Rusinë apo të ndëshkojë popullin rus. Perëndimi i kundërvihet agresionit rus në Ukrainë dhe kaq
shprehet ai.
Sipas Radchenkos nuk ka perspektivë për një aleancë kino-ruse, për shkak se kinezët janë shumë pragmatikë për të ndërmarrë angazhime të tilla.
Add new comment