70% reduktim i popullsive të kafshëve të egra në botë për 50 vjet
Një vëzhgim i kryer nga WWF Living Planet dëshmon se për 50 vjetët e fundit popullsitë e kafshëve të egra janë reduktuar me 70%.
Të dhënat janë vjelë nga 32 mijë popullsi për 5000 specie gjitarësh, zogjsh, amfibësh, reptilësh dhe peshqish dhe ato flasin për humbje shkatërruese në mbarë globin.
Aktiviteti i njeriut konsiderohet shkaktari kryesor i kësaj humbjeje të madhe që cilësohet e jashtëzakonshme.
Sipas të njëjtit vëzhgim në rajonet me biodiversitet të pasur si Amerika Latine dhe karaibet, treguesit e humbjes së kafshëve shkon deri në 94%.
Add new comment