Miratohet koncesioni i aksit Thumanë-Vorë-Kashar. 2.1 euro tarifa e kalimit

Postuar në 01 Qershor, 2022 18:06

Pas 4 vjetësh përballjeje dhe ecejakesh të shumta, qeveria ka vendosur të miratojë marrëveshjen koncesionere për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aksit nacional, Thumanë-Vorë-Kashar.

Fitues i koncesionit kompania “Gener2” e Bashkim Ulajt, po ajo që rezultoi e përfshirë në skandalin e DH Albania në ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në kontratën e firmosur qeveria ka renditur aktet e veta që përfshijnë edhe anullimin e marrëveshjes së parë, duke kaluar tashmë në realizimin e saj me të njëjtë kompani.

Tarifa do të jetë 2.1 euro dhe koncesionari do të ketë të drejtën e shfrytëzimit ekonomik të rrugës që do të ndërtojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.