"Twitter vlen më shumë seç ofron Elon Musk"
Oferta e Elon Musk për të blerë tërësisht Twitterin hidhet poshtë nga aksioneri më i madh.
Miliarderi saudit, Princi Alwaleed bin Talal, thotë se shuma që ofron Musk nuk i afrohet vlerës që ka dhe do të ketë rrjeti social.
“Nuk besoj se oferta e propozuar nga Elon Musk (54,20 dollarë për aksion) i afrohet vlerës së brendshme të Twitter duke pasur parasysh perspektivat e tij të rritjes”, është shprehur Bin Talal në llogarinë e tij personale.
“Duke qenë një nga aksionerët më të mëdhenj dhe afatgjatë të Twitter, Kingdom Holding Co. dhe unë e refuzojmë këtë ofertë”, shtoi ai.
Miliarderi Elon Musk ofroi 41.39 miliardë dollarë për të blerë rrjetin social, me premtimin se do ta kthejë atë në një platformë të fjalës së lirë.
Kjo solli rënien e aksioneve të Teslës, prodhuesit të makinave elektrike. Aksionet ranë me më shumë se 9 për qind pasi Musk bëri publike ambicien për të blerë Twitter-in.
Add new comment