Berisha: Yuri Kim po mbështet qeverinë më të korruptuar në Europë

Postuar në 21 Shkurt, 2022 15:10

Ish-kryeministri Berisha e cilëson ndërhyrjen e radhës në politikën e brendshme grupin e pyetjeve me të cilat ambasadorja amerikane iu drejtua kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha thotë se kjo deklaratë është në shkelje të Konventës së Vjenës dhe e vë ambasadoren qartazi në krah të maxhorancës.  

Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Tëitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranës. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Sipas Berishës, një qasje e tillë mbron edhe Bashën.

Komisioni dënon çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që çdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Ramës është bari që ofron znj. Kim.

Reagimi i Berishës vjen vetëm pak orë pasi ambasadorja Yuri Kim, me anë të një statusi, iu drejtoi disa pyetje kandidatëve në zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, duke iu referuar atyre të “Shtëpisë së Lirisë”.

Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.