Gjykata e Amsterdamit: Thesaret skithe të Krimesë i përkasin Ukrainës
Gjykata e Apelit në Amsterdam të Hollandës ka vendosur se koleksioni i Arit të Skithëve duhet t’i dorëzohet Ukrainës. Sipas gjykatës ky koleksion, i prezantuar në Allard Pierson Museum në universitetin e Amsterdamit në vitin 2014, i përket shtetit të Ukrainës dhe është pjesë e trashëgimisë së tij.
Koleksioni përbëhet nga 2000 njësi dhe ai klasifikohet si pjesë e thesareve të Krimesë, një gadishull që tashmë i përket Rusisë.
Që këtu edhe lindja e kazusit në fjalë. Në vitin 2016 gjykata e shkallës së parë në Amsterdam vendosi që thesaret t’i kthehen Ukrainës sipas ligjeve holandeze dhe rregullimeve ndërkombëtare. Në mars të vitit 2017, muzetë e Krimesë apeluan kundër këtij vendimi që tashmë është konfirmuar si i njëjtë duke krijuar kështu një miniproblem politik me Rusinë.
Add new comment