Po hyjmë në një krizë të re. Nuk përjashtohen kufizimet në furnizimin me energji elektrike

Postuar në 03 Tetor, 2021 15:08

Rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe karburanteve, pritet t’i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. Kryeministri Rama e paralajmëroi një fakt të tillë, në një dalje të paparalajmëruar për mediat sot në mesditë. Duke e motivuar rritjen me krizën energjetike në botë dhe manovrat tregtare që vijnë si pasojë, Rama tha se rritja e çmimit të energjisë pritet brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të mbrojë nga kjo rritje shtresat në nevojë.  

Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjetike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh.

Kriza e re që sjell me vete rimëkëmbja nga pandemia do të rëndojë direkt në xhepat e qytetarëve. Megjithatë, edhe kjo mund të mos zgjidhë gjë. Vendi mund të përballet edhe me kufizime të energjisë, në fashën 18:00-22:00, kjo për shkak të vështirësive që ka OSHEE për të blerë energjinë që do të mbulojë këtë fashë, pavarësisht çmimit më të lartë në historinë e importeve të paguar për të siguruar energjinë e javës së parë të këtij muaji.

Comments

Submitted by Koment nga salla (not verified) on

Nga i gjithe fjalimi i kryeministrit, ka informacion se cfare do heqin vende te tjera, si nje justifikim per te treguar veshtiresite qe cdo shtet do kete. Por ajo qe mungon nga fjalimi jane hapat qe kryeministri ka ndermend te ndermarre per te zbutur kete goditje nga faktore te jashtem. Jemi nje vend i bekuar me hidrokarbure, por nuk flitet nga kryeministri per mundesine e perdorimit te burimeve tona nga Ballshi etj. per nevojat vendase. Jemi nje vend i bekuar me plot dite me diell, por nuk flitet nga kryeministri per masat ndihmuese (si psh heqja e te gjitha taksave) per perdorimin e pajisjeve qe prodhojne energji nga burime te rinovueshme, si panelet diellore, mullinjte e eres, apo gjeneratoret hidrike ne burimet ujore qe shume fshatra kane.
Jemi nje vend i bekuar, por politika shqiptare e kategorise demokrate eshte treguar kapitaliste ne nivelin personal te pushtetarit, ne vend qe te ishte e orientuar drejt mireqenies se individit. Jane 30 vjet te shkuar dem duke privatizuar cdo hidrocentral te mundshem, cdo nafteshpuese, cdo kompani fitimprurese (minerare, telekomunikacioni, etj.) qe shfrytezon burimet natyrore te ketij vendi qe me te drejte kushtetuese i perkasin cdo nenshtetasi shqiptar. Nuk eshte habi qe vjen nje dite si kjo ku kryeministri justifikohet qe gjema do bjeri si tek te tjeret, edhe tek ne. Por ai nuk e sqaron publikun nese do t'i detyroje kompanite e huaja, te cilat kane blere te drejten e shfrytezimit te burimeve natyrore, qe gjithe prodhimin e tyre ta levrojne vetem ne Shqiperi. Pasi ato kane kontratat e tyre me te huajt, qe normalisht permbajne penalitete financiare nese nderpriten.
Buxheti i vendit nuk ka kellqe te perballoje gjoba te tjera si ajo e Becchettit, thjesht se i teket kryeministrit. Por gjithsesi, faleminderit per politikanet qe kemi, sepse tashme jemi mesuar qe sido te veje puna, nuk kane per te qene prane shtresave ne nevoje me preteks se po vjen qameti. Shtresat ne nevoje kane kohe qe kerkojne ndihme pa pasur qamet verdalle per njerezit qe udheheqin apo bejne opoziten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.