Dorëhiqet Sahit Dollapi

Humbja e zgjedhjeve të radhës ka sjellë dorëheqjen e parë në selinë blu. Sahit Dollapi, sekretari organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas debateve të brendshme që janë hapur pas 25 prillit.
Dollapi është pjesë e strukturave të PD-së prej vitesh. Ai u vu në qendër të aksionit opozitar në pranverën e vitit 2019, kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dolën nga Parlamenti për t’ju drejtuar qytetarëve me protesta masive.
Më parë, gjatë qeverisjes së PD-së, ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të CEZ.
Largimi i Dollapit është dorëheqja e parë brenda strukturave të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve.
Add new comment