Mbyllet bordelli me kukulla seksi në Kinë: Nuk është nevojë e klasës punëtore

Postuar në 10 Prill, 2021 00:28

Shtëpia e parë publike me kukulla seksi në Kinë është mbyllur nga policia. Policia në Shenzen i ka mbyllur dyert hotelit ku meshkujt paguanin 28 dollarë për një orë me një kukull seksi.

Lajmin e bën të ditur revista shtetërore “Sixth Tone”, e cila citon pronarin, Li Bo: “Nuk na dhanë shpjegim dhe nuk kishin dokument për mbylljen”.

Në Shenzen kanë qendrën kompani të mëdha shumëkomëshe si Foxconn apo fabrika e Apple. Hoteli i parë është hapur në vitin 2018, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar atij iu shtua një i dytë në një tjetër zonë të qytetit.

Zona numëron të paktën 120 mijë punonjës meshkuj dhe kjo është parë si mundësi e mirë për biznes.

“Nuk është nevojë e klasës punëtore, është nevojë e burrave”, citohet Li.

Në Kinë, prostitucioni është i ndaluar dhe dënohet me të paktën 10 vjet burg.

Trendi i kukullave të seksit është parë me shqetësim nga autoritetet, të cilat, siç raportojnë mediat shtetërore, kanë konstatuar se ky lloj shërbimi kishte edhe klientë minorenë.

Pavarësisht se në Kinë ndalohet prostitucioni me ligj, sipas avokatit Ding Jinkun, i cituar nga “Sixth Tone”, në Kinë nuk ka ende një ligj që ndalon një formë të tillë biznesi.

Comments

Submitted by kine hesapi (not verified) on

sipas avokatit Ding Jinkun, i cituar nga “Sixth Tone”, në Kinë nuk ka ende një ligj që ndalon një formë të tillë biznesi.

Ore Daku (se tingellon si kinez ky emer) aty ligjin e ben partia tak fak dhe me te njejten shpejtesi te ben dhe gjyqin e te ras per muri ... sa idiote keta avokatet .... nuk e kane kuptuar akoma thelbin e Kines. Dhe te mendosh qe jetojne aty dhe shijojne cdo dite te mirat e kapitalizmit komunist (e kush tha sistemet nuk mund te jene hibride. Ne fund natyra humane mbetet po e njejte).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.