Haxhi Qamilët që i ngecën historisë sonë

Postuar në 28 Mars, 2021 14:42
Skerdilajd Zaimi

 

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim elektoral në Kombinat në Tiranë, ku ndër të tjera ka thënë:

Më 25 prill është populli që vendos që ta çojmë deri në fund drejtësinë e re, e cila sapo ka filluar të belbëzojë dhe kur të flasë drejtësia të gjithë të jenë pa dallim dhe të barabartë para ligjit apo do kthehemi edhe një herë mbrapa dhe të gjitha këto përpjekje të shkojnë dëm siç u kanë shkuar shqiptarëve dëm gjatë gjithë historisë së tyre. Kur u ka marrë Perëndia mendjen dhe kanë shkuar pas Haxhi Qamilëve dhe lloj lloj sharlatanëve. Ka ndodhur në historinë tonë pikërisht sepse mungesa e durimit, mungesa e vetëdijes se për të shkuar atje ku ëndërrojmë duhet shumë punë dhe durim dhe nuk shkohet sa hap e mbyll sytë.

Ne nuk kemi arritur në majën që duhet. Jemi rrugës. E përpjeta është e vështirë. Zgjidhja është o të vazhdojmë të ngjitemi ose të biem prapë poshtë. Që Shqipëria të bëhet vendi që njerëzit dhe sidomos të rinjtë të mos e kenë ikjen zgjedhjen e parë por si një zgjedhje alternative, duhet shumë punë dhe duhet të vazhdojmë punët që kemi nisur

Çfarë të mendojë njeriu pas këtij pasazhi?!

Jetojmë në një vend ku jeta është shndërruar në prag fatkeqësie, ku ngushëllim është ikja, apo mendimi për të ikur, mundësisht edhe duke marrë varret e prindërve, ku dështimi është kuintesenca e shoqërisë, ku cinizmi është kurë për mbijetesën dhe ku hajdutëria është prerogativë për mbrojtje kushtetuese. E megjithatë, morali vazhdon. Nuk ndalet. Kisha e këtyre shamanëve laikë si z. Rama që na mësojnë të mirën dhe të keqen nuk gjen vdekje në këtë vend, që i fundit në rendin e kombeve ishte dhe i fundit vazhdon. Në këtë vend ku lindëm me ujë me orar, u rritëm duke dëgjuar se dikur do të ketë ujë 24 orë në ditë dhe mesa duket do të vdesim me ujë me orar.

Është një vend që na thonë se është i bekuar me çdo gjë, por ku ne për çudi, apo pikërisht se kemi zgjedhur apo na kanë ngecur në krye Haxhi Qamilët e vërtetë, hamë bukë me miell të cilësisë së fundit, domate që shtiren si të tilla, mollë Maqedonie, hudhra Kine e ku fëmijët, ashtu me trutë lakuriq mësojnë të bëjnë shqiponjën e Edit, Saliut dhe kështu me radhë në rrugën e boshatisjes së plotë shpirtërore. Haxhi Qamili është një dukuri pozitive në historinë tonë sepse luftoi për një bindje që ndoshta nuk e kuptonte, e shpalli si të tillë për të mos u fshehur pas modës dhe për të mos iu servilosur padronit të radhës. Ai u përshfaq tërësisht në atë që ishte bashkë me një pjesë të shqiptarëve që i rendën pas. Ai Haxhi Qamil e mbylli kapitullin e vet për të vënë një gur në histori e për të na kujtuar edhe një rrugë nga vijmë, që nuk duhet ta mohojmë.

Problemi janë Haxhi Qamilët e titpit Rama, që i ngecën historisë sonë, e cila është e tillë sepse kush ka dy para mend zgjedh të mos merret me këtë kapitull të njerëzimit, të mos e shpërdorojë në këtë farë feje jetën që një herë të jepet. Janë Haxhi Qamilët që ndërrojnë kostumin sipas dekadës, të cilët teksa predikojnë përparimin në fakt janë asgjë më shumë se ca bejlurçina, ca feudalë meskinë dhe ziliqarë problemi kryesor i të cilëve është si e si të mbajnë të inkubuar dhe sa më gjatë në jetë status quonë, mizerjen intelektuale, gënjeshtrën, llurbën ku ka mbetur ku vend.

Janë këta Haxhi Qamilë që e duan Shqipërinë të rrëzëllejë nga jashtë por të mos preket brenda, të vazhdojë ashtu pafudnësisht një kanape me erë myku dhe lagështirë ku jeton e gjallon një milet që po refuzon edhe të mendojë, të flasë më zë të lartë, të pështyjë në surrat fëlliqësinë që i ka zënë fytin, të mbrojë të ardhmen e fëmijëve të vet. E shohim këtë me të afërmit, në punë, në shkollë, në rrugë, kudo. Ky lloj devolucioni që haset tashmë është simptomë e një zgjidhjeje të deformuar, artificiale dhe ndërtuar mbi një gënjeshtër, që e njohim si shteti shqiptar, i cili në 100 vjet ia doli ta vendosë mbarë shoqërinë në një krizë identiteti dhe dilemë që vështirë se e ka patur edhe nga të huajt. 

Ne do të ishim me fat sikur liderë legjendarë si z. Rama të mbanin përballë një pasqyrë pesimizmi për të kuptuar një herë te vetme se ndoshta po krijojnë një republikë imagjinare, një paradiz në këtë vend, por vetëm për një pjesë të vendit. Po krijojnë një lloj Voskopoje në mes të mjerimit, fati i së cilës dihet se cili është pavarësisht se erdhi nga Patriarkana apo nga “dyndjet dangëllito-kolonjare

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Te jesh si Haxhi Qamili eshte nder e lavdi.
Haxhiut i ndrit shpirti ne Xhennet sepse luftoi per vatanin e vet, tok me popullsine e Shqiperise se mesme qe te mos ishte koloni e te huajve, te mos i vinin per Mbret qafkuqet e latinit. Haxhiu ishte I dekoruar si luftetar vullnetar ne rrethimin e Shkodres, u arrestua nga zagaret e kolonelit Tomson te princ vidit ne Peqin kur ishte ne luftime per t'u prere rrugen forcave Serbe qe marrshonin per ne Tirane me cetniket e Gjon Markagjonit.
Faqezinjte sikur Rama dhe, ata qe vijnepas tij, jane krenar qe iu venekurorat e Mbretit lloj lloj majmuni qe sjell Perendimi, njesoj sikur Mustafa Merlika e soji i tij. E kane kthyer popullin te mendoj3kolektivisht si bageti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.