Forumi Ekonomik Botëror: Alarmi i pandemisë u injorua për 15 vjet me radhë
"Për 15 vjet me radhë, Forumi Botëror ka paralajmëruar botën për rreziqet e pandemisë. Në vitin 2020, ne pamë se çfarë do të thotë të jesh kapesh i papërgatitur pasi ke injoruar rreziqet afatgjata. Pandemia Covid-19 jo vetëm që ka marrë miliona jetë, por njëkohësisht i ka zgjeruar pabarazitë që ekzistojnë tashmë prej një kohe të gjatë, për sa i përket aksesit në kujdesin shëndetësor, ekonomik dhe dixhital".
Ky është konkluzioni në të cilin arrin Forumi Ekonomik Botëror në Raportin e tij të Rrezikut Global, i cili do të paraqitet sot përmes videokonferencës në Axhendën e Davos-it, përpara samitit që pritet të mbahet javën e ardhshme. "Të dhënat tona më të fundit tregojnë se ndikimi i menjëhershëm i Covid-19 në pabarazinë sociale dhe ndarjet gjatë 3-5 viteve të ardhshme do të kërcënojë ekonominë dhe stabilitetin gjeopolitik në 5-10 vitet e ardhshme", thuhet në raport.
Brezat e rinj "janë më të prekurit nga këto zhvillime" - paralajmëron WEF - dhe në nivel global shqetësueseu mbeten efektet në drejtim të "përkeqësimit të shëndetit mendor dhe aksesit në mjetet e jetesës".
Add new comment