Një udhëtim virtual në monumentet e Jugosllavisë së dikurshme

Postuar në 05 Janar, 2021 17:13

Një udhëtim virtual nëpër monumentet e pas Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Wilson Center organizoi një bashkëbisedim online me Donald Niebyl, shkrimtar i pasionuar pas historisë dhe udhëtimeve. Niebyl flet për disa monumente në veçanti, simbolikën e tyre, stilin arkitekturor dhe shkrirjen me mjedisin ku janë vendosur.

Richard Byrne - moderator

Donald Niebyl – autor “Spomenici Monument Database”

Richard Byrne

Le të flasim pak për tranzicionin. Statuja e Titos, ndërtuar në Slloveni në vitin 1977, është ndër më të mëdhatë në botë.

Donald Niebyl

Kjo është një statujë e rrallë. Është një nga përpjekjet e para për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, ku Tito pati rolin e tij. Me largimin e Jugosllavisë nga Bashkimi Sovjetik pati ndryshim edhe të shijeve artistike. Një nga format më afektive ishin monumentet.  Disa artistë nisën të eksperimentonin me modernizmin, abstrakten. Ata evoluuan dhe stili i artit të tyre po ashtu. Edhe vende të tjera patën art abstrakt, por as nuk iu afruan asaj që u krijua në Jugosllavi.

Sa u takon statujave që përkujtojnë viktimat e fashizmit, Bogdan Bogdanoviç është një prej krijuesve të asaj kohe. Është një mundësi e mirë për të folur për memorialin e tij dhe atë që ai përcjell.

Ai ishte një nga ndërtuesit më të njohur të monumenteve. Ai ishte arkitekt nga Beogradi. E përfshiu simbolizmin në punën e tij. Memoriali i tij shkrihet me peizazhin. Boganoviç ishte mjeshtër i shkrirjes së monumentit me peizazhin.

Le të kalojmë në Mal të Zi. Monumenti i Lirisë në vitin 1985 nga Zhivkoviç.

Shumë monumente janë të vendosura në zona të largëta. Dua të kujtoj rastin e një burri që gjatë udhëtimeve të mia, më tha: Dua të ta shpjegoj se kush është varrosur këtu. U preka nga kjo nevojë për të shpjeguar, sepse shumë njerëz kalojnë dhe nuk e vrasin mendjen. Gjatë udhëtimit tim, njerëzit bënin gjithçka për të më ndihmuar.

Mikpritja është një karakteristikë e këtij rajoni. Patët ndonjë reagim të tipit: Pse po i kërkon këto gjëra?

Për shumë njerëz nuk bënte sens ajo që unë kërkoja.

Monumenti tjetër, në vitin 975, në Bonje Hercegovinë, dizajnuar nga Bogdan Bogdanoviç.   

E kisha lexuar në gazeta. Bogdanoviç i ka një sërë të monumenteve të tij në majë të kodrave. Njerëzit ngjiteshin atje për t’i parë.  

Është e bukur sepse ky është një moment i mirë për të folur për të gjithë këtë. Në pikëpamjen arkitektonike, Bogdanoviç duket se përpiqet të rrijë i lidhur pas kulturës së lashtë.

Ky sajt siç e shihni ka një formë gjarpri, si një gjarpër me dy kokë. Sytë sikur të shohin ty. Këto monolite janë sy që të tregojnë trishtim, por duken edhe si gardianë të vuajtjes së ka ndodhur aty. Bogdanoviç ka dashur të komunikojë te të tjerët kujtimin e atyre që kanë humbur jetën aty. Kjo vepër arti përkujton luftën kundër fashistëve. Ky rajon i vogël bëri rezistencë.

Dua të kthehem te monumenti në Luginën e Heronjve, nga Miodrag Zhivkovic. Historia pas këtij monumenti është në mënyrë të veçantë historia e asaj që ndodhi aty. Kalimi i Titos nga heroi te njeriu që u shpëtua. Ky është zhanri klasik. Le të flasim për vetë monumentin.

Përkujton ngjarjen e vitit 1943, kur ushtria e Titos u bllokua në ato male. Me formën e krahëve, monumenti përkujton betejëne Sutjeskës. Është unike në këtë sens. Në një kuptim tjetër, ky monument ndërvepron me mjedisin ku ndodhet. Është më shumë se monumenti vetë. Ka kuptim simbolik. Forma simbolizon ushtarët që ranë aty.

Ka një film nga Richard Burton për këtë. Qeveria ka shprehur interes për këtë film.

Shumica e monumenteve në ish-Jugosllavi janë ndërtuar mbi iniciativën lokale. Por në këtë rast ka pasur një interesim direkt të qeverisë. Tito ishte aty gjatë ndërtimit disa herë.  Tito ishte në çdo hap të procesit. Një gjë që nuk kam kuptuar është çfarë bënë inxhinierët që kjo strukturë qëndron në këmbë edhe sot e kësaj dite.

Çfarë ndjesie patët?

Është ndërtuar në simetri të përkryer dhe është integruar me mjedisin. Gjatë stinës së shirave, pjesë të kodrës kanë rrëshqitur, por monumenti është riparuar përgjatë viteve.

Na flisni pak për përfshirjen e Titos në monumentin-lule, në Kroaci, Bogdanoviç, 1966.

Aty ishte një nga kampet më të njohura të përqendrimit. Përkujtimi i viktimave nisi para se të mbaronte lufta. Duhej vetëm të vendosej si do të bëhej. Pati shumë ide nga artistë të ndryshëm. Bogdanoviç çoi përpara idenë e tij të një luleje dhe Tito e la ta çonte në fund. U krijua kjo lule si simbol faljeje dhe pajtimi. Ky vend u kthye në vend përkujtimor. Kur u hap, të gjithë vërshuan për ta parë.

Është e rëndësishme të theksojmë diçka. Si funksionon ky monument në raport me peizazhin?

Qasja e monumentit nga rruga, reflektimi i monumentit në ujin e liqenit, i cili nuk është natyror, por atificial. Ti sheh lulen që reflektohet në ujë. Pra, krijohet një lidhje e dyfishtë. Ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë domethënien e të gjithë monumentit në kompleks. Ka shpesh injorancë. Sot ka shumë njerëz që dinë t’i vlerësojnë këto monumente. Ato janë ndërtuar me ambicie politike. Janë gjëra që duhen kujtuar për ideologjinë komuniste. Monumentet përfaqësojnë humbjen. Ato flasin gjuhën universale. Jugosllavia ishte vend multikulturor. Monumentet janë ndërtuar për të reflektuar këtë diversitet.

Le të kthehemi te monumenti në kopertinën e librit tuaj, i vitit 1971. Edhe ai flet me atë gjuhën universale për të cilën ju po flisni. Njihet si Piruni, në Mal të Zi.

Është monumenti i patriotëve të varur, në Vranjske Njive. Po vijoj me kërkime në të gjitha aspektet. Sidomos në këtë rajon. Faqja ime është në anglisht dhe kjo i kufizon shumë njerëz që nuk e njohin gjuhën. Shtrirja në gjuhë të tjera mund të shtojë aksesin në këtë informacion.

 

Baza e të dhënave Spomenik u krijua në 2016 nga Donald Niebyl si një burim gjithëpërfshirës në internet për monumentet më domethënëse dhe të shquara abstrakte dhe moderniste të Luftës së Dytë Botërore të ndërtuara në Republikën Socialiste Federale të Jugosllavisë në periudhën 1960-1990 (struktura që zakonish u referohemi si 'Spomeniks'). Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet ‘90, duhet të udhëtosh në vende si Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.