Ndahet nga jeta i papërsëritshmi Koço Devole

Postuar në 08 Nëntor, 2020 12:38

Është ndarë sot nga jeta Koço Devole, aktor dhe regjizor i humorit, një njeri që qëndron në kujtesën e disa brezave. Devole ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv ku ishte shtruar pasi u prek nga CoVid-19, por ai vuante prej kohësh nga leuçemia. 

Ai bën pjesë në atë brez aktorësh që i dhanë një status të veçantë humorit në Shqipëri, pa rënë në vulgaritetin e sotshëm dhe në garën e përditshme për prodhim televiziv. Që i dha një shije edhe vetë jetës në një kohë mbylljeje dhe përdhunimi etik.

Sytë shprehës të Koço Devoles dhe shkathtësia në lëvizje i jepnin atë veçanti aktorit, që është ndër të rrallët njerëz të mbetur të cilët ta bëjnë ta kujtosh me mall ekranin. Humorin vetë, që sot është futur në llagëmet e banalitetit dhe tipizimeve vulgare. Gjuetia e Fundit, apo Humor Parlamentar, janë ndër arritjet e fundit të paharrueshme të Devoles dhe aktorëve kolegë të tij, ndaj të kujtojmë arritjet dhe le të falim ato lëshimet e parëndësishme komerciale që vetë koha i shuan.

Një lamtumirë e sinqertë për një aktor të vërtetë që e njohëm të gjithë nga ekrani, ashtu siç edhe duhet të mbetet. Një figurë shumë e dashur për atë që krijoi.

Më poshtë disa prej realizimeve të tij: 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.