1978/Shahu i Iranit kërkoi nga Mossad vrasjen e Ajatollah Khomeini
Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, e njohur si zëdhënëse e politikave të Kremlinit, i ka lënë një vend në faqen e saj qëndrimeve të një ish-oficeri të Mossadit, ekspert i çështjeve iraniane, Eliezer Tsafrir, dikur shef i stacionit iranian të shërbimit izraelit.
Agjencia referon personin në fjalë që kujton kojët e arta të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, aq sa pak përpara revolucionit të vitit 1979, Irani konsiderohej aleati i dytë më i rëndësishëm.
Në vitin e fundit të monarkisë në Iran punonin dhe jetonin rreth 1300 izraelitë, ndërkohë që shërbimi izraelit arriti deri aty sa trajnonte shërbimin iranian, Savak.
Është fakt i njohur se pak para revolucionit, Ajatollaj Khomeini u dëbua nga Iraku dhe gjeti azil në Francë prej nga ku përmes letrave të shumta nxiste dhe organizonte protestat kundër Shahut. Franca reagoi me indiferencë ndaj kërkesës iraniane për ta dëbuar Khomeinin, kështu që në vitin 1978, kur edhe nisën protestat, nga Teherani zyrtar erdhi një kërkesë drejtuar Mossadit për vrasjen e Khomeinit.
Propozimi iu bë Tsarfirit nga një zyrtar i lartë iranian, pak pasi protestuesit kishin plaçkitur në Teheran zyrat e agjencisë ajrore izraelite, El Al.
Ishte ky momenti kur ne kuptuam se duhet të merrnin situatën në dorë. Njoftova TelAvivin dhe në përgjigje më dërguan tre avionë që do të nxirrnin jashtë të gjithë qytetarët izraelitë…Në një pikë Izraeli kuptoi se marrëdhëniet me Iranin kishin arritur një pikë pa kthim pas. Por nuk ishte vetëm TelAviv. Shahu e dinte po ashtu dhe kuptoi drejtimin që po merrte vendi.
Në dhjetor, munafrua një nga zyrtarët kryesorë dhe më bëri një kërkesë personale të Shahut. Ai donte të dinte nëse Mossadi kishte dëshirë të vriste Ajatollah Khomeinin në Paris. Njoftova menjëherë TelAvivin për kërkesën, por mors një “Jo” refuzuese. “Izraeli nuk është polici i botës”, mu tha
deklaron agjenti izraelit.
I papenduar për këtë vendim, Tsfarir shton se një tjetër revolucion në Iran është i pashmangshëm dhe se regjimi iranian ma mbërritur në fundjn e vet.
Add new comment