Çështja është të marrim vesh zyrtarisht a je apo jo për në Burg?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/02/DFD8EF72-7247-4A8D-ABF8-DAB6DEB0B9E4_2020_02_12_21.jpeg?itok=pnsuskQ7)
Teksa fliste sot në Parlament për paketën anti-KÇK, kryeministri në një moment iu drejtua përfaqësuesve të opozitës me fjalët:
E di që doni të më shihni në burg…
Nuk dihet në fakt nëse ajo që quhet opozitë, jashtë e brenda Parlamentit do ta shohë kryeministrin aktual në burg. Por edhe sikur kjo nuk ka rëndësi, sepse dëshira për ta parë dikë në pranga nuk përputhet shpesh me fajësinë e tij.
Një pjesë e shqiptarëve donin të shihnin në burg bllokmenët, pastaj Sali Berishën e të tjerë. Po as në rastin e parë dhe as në të dytin nuk pamë drejtësi, apo burg meritokratik nëse mund të themi.
Ndaj z. Rama luan me cinizëm kur shprehet kështu sepse e di se nga klasa e tanishme politike askush nuk do ta fusë në burg.
Këtu çështja është tjetër dhe atë mund ta shtrojmë me pyetjen: A është kryeministri i tanishëm për Burg?
Nuk e dimë. Por organet e reja të drejtësisë, nëse do të jenë ato që propagandohen do mund të thonë një fjalën e tyre. Ndoshta dikur. Potenciali i burgosjes – së drejtë- në këtë sistem nuk lidhet me dëshirat, por me standardin e drejtësisë. Në një drejtësi tjetër, ndoshta z. Rama nuk do kishte guxuar ta bënte këtë lloj shakaje.
Add new comment